Shtetasit e Mbretërisë së Madhe, të cilët dëshirojnë të mbeten në Bullgari pas Brexit-it, në se nuk arrihet marrëveshje ndërmjet shtetit të tyre dhe Bashkimit Evropian, do të duhet të kërkojnë leje për qëndrim në vend deri në fund të vitit 2020. Këtë e parashikojnë ndryshimet në Ligjin për të huajt, të miratuara nga Kuvendi Popullor në Sofje. Rregullat për qëndrim dhe hyrje në Bullgari të britanikëve janë parashikuar në këtë ligj, me përjashtim të rasteve, në të cilat shtetasit e Britanisë së Madhe tashmë kanë krijuar lidhje afatgjata me vendin tonë. Kontrollimet përkatëse të sigurisë do të jenë të njëjtat, siç do të jenë ato të ushtruara nga organet kompetente të Britanisë së Madhe në lidhje me aplikantët bullgarë për marrjen e statusit të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar.
E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë...
Stefania Aleksova, studente në kursin e dytë në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad (Bullgaria Jugperëndimore), është një nga viktimat e zjarrit në diskotekën në Koçan. Ajo ka lindur në qytetin maqedonas që u bë skena e tragjedisë, ku 59 persona..
Katërmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në një diskotekë në qytetin e Koçanit të Maqedonisë së Veriut janë pranuar për mjekim në Bullgari, njoftoi në një konferencë informimi drejtori i Spitalit Emergjent “Pirogov”, dr. Valentin Dimitrov...
Një formacion ushtarak bullgar do të dërgohet me një ceremoni solemne për të marrë pjesë në forcat rezervë operative të Forcës së Stabilizim të..
Në vetëm një ditë, mbi 600 vullnetarë dhuruan gjak për viktimat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët po trajtohen në Bullgari. Kështu tregojnë..
Një shtetas bullgar që punonte në sistemin e OKB-së ka vdekur sot në Gazë, sipas informacioneve paraprake të marra nga Ministria e Punëve të Jashtme,..