Me një ekspozitë fotografike dhe lansimin e pullës postare me fytyrën e kozmonautit të parë bullgar Georgi Ivanov ishte shënuar përvjetori i 40-të i fluturimit të tij . Në ceremonitë e shënimit të kësaj dite morën pjesë kozmonautë nga 5 shtete evropiane: Pavel Vinogradov - nga Rusia, Vladimir Remek nga Çekia, Miroslav Hermashevski – nga Polonia, Bertan Farkash – nga Hungaria dhe Ivan Bela - nga Sllovakia. Me këtë fluturim në vitin 1979 Bullgaria u bë shteti i gjashtë kozmik në botë, i cili dërgoi astronaut të vet në Orbitën e Tokës dhe shteti i tretë, i cili krijoi ushqim për kozmonautë. Georgi Ivanov komentoi se ngjarjet e lidhura me këtë përvjetor qëllojnë që t’i njohin të rinjtë me arritjet e shkencës kozmike bullgare të shekullit të kaluar.
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Me kërkesë të ushtruesit të detyrës së prokurorit të përgjithshëm Borisllav Sarafov, Kolegji i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor në mënyrë unanime zgjodhi Vanja Stefanovën zëvendës-kryeprokurore. Kështu, zëvendësit e Sarafovit bëhen dy. Në..
Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..