Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bozhidar Andreev mori medaljen e parë për Bullgarinë në peshëngritje që nga 2014 e këtej

Bozhidar Andreev me medaljen e artë dhe Briken Calja me të argjendtën në Gjeorgji

Në kampionatin në Batumi bullgari Bozhidar Andreev zuri vendin e parë në Evropë në disiplinën e re deri më 73 kilogramë. Peshëngritësi 22-vjeçar fitoi medaljen e artë, duke arritur rekord evropian tek 23-vjeçarët në shtytje  -153 kg. Ai vendosi dhe rekord evropian tek burrat në shkëputje– 192 kg dhe në dygarësh – 345 kg. Për herë të fundit një bullgar fitoi titull evropian gjatë vitit 2014, kur në Tel Aviv Georgi Markov triumfoi në peshën 85 kilogramë. Konkurenti i Andreevit në Gjeorgji në peshën deri më 73 kilogramë ishte shqiptari Briken Calja, i cili u shpall kampion i Evropës në stilin e shkëputjes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Albert Popov

Albert Popov arriti fitoren e parë në sllallomin botëror

Albert Popov triumfoi në sllallomin në Madonna di Campiglio të Italisë. Skiatori më i mirë bullgar korri fitoren e parë në karrierën e tij në Kupën e Botës pas një zbritjeje të dytë të jashtëzakonshme. Ai ishte i 8-ti pas zbritjes së parë, por në..

rinovuar më 25-01-09 3.08.MD
Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov mbetet numri 10 në botë

Sipas renditjes botërore të tenistëve të publikuar sot, Grigor Dimitrov ruan pozitën e dhjetë, ndonëse nuk arriti të mbrojë pikët nga titulli në Brisbane për shkak të lëndimit. Bullgari humbi 150 pikë dhe është me një aktiv nga 3200 – 5 më shumë se..

botuar më 25-01-06 3.04.MD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov humbi në gjysmëfinalen në Brisbane për shkak të një traume

Grigor Dimitrov humbi shansin për të marrë një rrugë më të lehtë për të mbrojtur titullin e tij në Brisbane pasi lideri në skemë Novak Gjokoviq u eliminua. Fatkeqësisht, bullgari u dëmtua në ndeshjen gjysmëfinale kundër çekut Jiri Lehechka dhe u largua nga..

botuar më 25-01-05 4.03.MD