Përfunduan protestat e emigrantëve në Greqinë Veriore
Pas tri ditëve të përplasjeve me policinë në Greqinë Veriore 60 refugjatët e fundit u larguan nga kampi i tyre i improvizuar. Në fushë të hapur pothuaj 1000 klandestinë qëndronin në vazhdim të tri ditëve duke shpresuar se do të vazhdojnë rrugëtimi e tyre drejt Evropës Qendrore dhe Veriore. Situata u provokua për shkak të njoftimeve të rreme në rrjetet sociale në internet se kufizimet e lëvizjes së tyre janë hequr. Shumica e emigrantëve janë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Partia e Erdoganit kërkon numërim të dytë të fletëvotimeve në Stamboll
Partia qeverisëse në Turqi – e Drejtësisë dhe Zhvillimit, kërkoi numërim të dytë të fletëvotimeve në Stamboll për zgjedhjet vendore që u zhvilluan më 31 mars. Partia pohon se deri tani janë numëruar vetëm 70% e fletëvotimeve të pavlefshme dhe janë bërë në mënyrë të organizuar parregullsi dhe shkelje. Sipas rezultateve jozyrtare kandidati i opozitës nga Partia Popullore Republikane ka një fitore të ngushtë me 48,79%, derisa Binali Yildirim nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit mbetet në vend të dytë me 48,51% prej votave.
Në Beograd u zhvillua protesta e 18-të me radhë kundër Presidentit Vuçiç
Para ndërtesës së qeverisë në Beograd u zhvillua protesta e tetëmbëdhjetë në masë kundër Presidentit Aleksandër Vuçiç. Pjesëmarrësit vendosën gardha rreth godinës së bashkisë, duke brohoritur për dorëheqjen e Presidentit dhe Zëvendëskryetarit të bashkisë së Beogradit. Protesta tjetër do të zhvillohet më 13 prill me moto: “Të gjithë si një”.
G-7 u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet e tyre
Në samitin e ministrave të punëve të jashtme të shteteve të G7 në Francë pjesëmarrësit u drejtuan një mesazh Serbisë dhe Kosovës – që të angazhohen me arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme. Në samit diplomatët e parë të SHBA-së, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, pohuan angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, qëndrueshmërinë, prosperitetin dhe perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Mbi 100 kg. kokainë doli në sipërfaqe në det në rajonin e Konstancës
Dhjetëra paketa me kokainë të pastër ishin nxjerrë nga dallgët në bregun e Detit të Zi afër qytetit rumun Konstanca. Sipas policisë bëhet fjalë për mbi 100 kg. drogë. Që nga fillimi i javës së kaluar në bregdetin rumun zhvillohet operacion i madh policor kundër trafikut të narkotikëve me pjesëmarrjen e më shumë se 300 nëpunësve të policisë, xhandarmerisë dhe forcave doganore. Ndoshta paketat e gjetura me kokainë janë pjesë e partisë që ishte gjetur në fund të muajit të kaluar në deltën e Danubit. Atëherë ishte njoftuar se është gjetur një varkë me një fund të dyfishtë, ku janë transportuar pothuaj 1 ton kokainë me vlerë në tregun e zi mbi 300 mln. euro.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaOptimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..