Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Master of Art‘2019: Artet përmes vështrimit të kinemasë dokumentare

7
“Ichak”

Mbi 70 janë filmat në edicionin e ardhshëm të festivalit, kurse 50 e një prej tyre janë në garë për dekoratën e madhe Master of Art. 6 janë prej autorëve bullgarë dhe do të konkurrojnë edhe në një konkurs tjetër - për film më të mirë bullgar. Filmat me metrazh të shkurtër janë 70, aty po kështu jepet dhe një dekoratë e veçantë. Najo Ticin , krijues dhe drejtor artistik i Master of Art, prezanton disa nga titujt:

"Tani për tani ky është festivali i  vetëm në Evropën Lindore, kushtuar arteve, të treguara përmes gjuhës së kinemasë dokumentare. Sivjet është shumë e fortë kategoria “Arkitekturë dhe dizajn”-për shembull filmi i Karlos Saura për arkitektin e madh italian Renzo Piano. Një film tjetër shumë interesant në po këtë kategori është “Mies on Scene Barcelona in two acts” – “Mies van der Rohe - Pavijoni Barcelonë në dy akte veprimi”. Ai tregon një histori unikale për një godinë të veçantë - pavijoni i Gjermanisë , i ndërtuar  për Ekspozitën Botërore në Barcelonë gjatë vitit 1929, në bazë të projektit të arkitektit të madh Ludwig Mies van der Rohe. Pas 8 muajve godina është e shkatërruar, por ka qenë kaq inovative për kohën e vet, saqë mbetet në vetëdijen e arkitektëve modernë si legjendë. Gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar, merret vendim të rivendoset në po të njëjtat përmasa dhe në të njëjtin vend në Barcelonë. Tani aty organizojnë ceremoninë, në të cilën i shpërndajnë dekoratat për arkitekturë moderne “Mies van der Rohe”. Me të vërtet një histori e shkëlqyer, e fotografuar shumë bukur."

Kategoritë në të cilat janë shpërndarë filmat janë 12. Mes tyre janë “Arti dhe fëmijët”, “Teatër dhe kinema”, “Arti modern dhe protestues, art instalime”, “Art në video lojërat dhe VR”, panorama “Amerika për Bullgarinë” e të tjera. Si dhe në edicionet e mëparshme të Master of Art, në program ka filma jashtëzakonisht interesantë, kushtuar muzikës.

"Sivjet mes tyre është filmi dokumentar për violinistin e madh Ichak Përlman-një njeri jashtëzakonisht simpatik dhe magjepsës, i prezantuar në një mënyrë shumë të këndshme -thotë akoma Najo Ticin.Me forcën e vullnetit të vet dhe të talentit të madh ai mundet të evitojë paragjykimet, vështirësitë dhe paaftësinë fizike të cilën e ka dhe të pushtojë skenat botërore. Filmi njëkohësisht është dhe dëfryes dhe magjepsës. Një film shumë i rëndësishëm për mua po kështu është “Orkestra e të mërguarve”, kushtuar violinistit polak Bronislav Huberman, i cili gjatë  viteve 30 të shekullit të 20 realizon aktivisht koncerte në Evropën Qendrore. Disa e quajnë “Shindlerin e muzikantëve” sepse ai shpëton qindra hebrenj. Huberman  organizon një fushatë për grumbullimin e muzikantëve, me të cilët të formojë orkestër në territorin e Palestinës së sotme. Bashkë me instrumentistët nisen dhe familjet e tyre. Që të mund të grumbullojë para, realizon dhe koncerte bamirëse. Ajnshtajni e ndihmon  të organizojë koncert në Karnegi hol, por aty zhduket violina e tij. Nuk munden që të gjejnë instrumentin, i cili është punim i një mjeshtri italian nga shekulli i 18. Mjaft kohë pas kësaj bëhet e qartë se e ka vjedhur një muzikant, i cili pak përpara se të vdes, pohon dhe tregon përpara bashkëshortes së tij se çfarë ka bërë. Violina është shitur disa herë, sot me të ekzekuton Xhoshua Bel. “Orkestra e të mërguarve” bëhet bazë për krijimin e filarmonisë Izraelite. Sivjet, rreth 30 vjetorit nga rënia e murit të Berlinit, disi në mënyrë fare të natyrshme krijuam kategorinë “Art dhe pushtet”. Në të gjejnë vend filma, të cilët  zbulojnë marrëdhëniet e përbashkëta jo të lehta dhe shpesh tragjike midis njerëzve liridashës të artit dhe regjimeve shtypëse. Një nga filmat është “Krijues në protestë”. Tregon për vitet 80 të shekullit të kaluar, kur një sasi e madhe krijuesish polakë firmosin një deklaratë, se nuk do të mbajnë koncerte, shfaqje teatrale, ekspozita e të tjera në territorin e sallave dhe të galerive, të cilët janë pronë e shtetit. Me fjalë të tjera - në asnjë vend, sepse gjatë asaj kohe çdo gjë ka qenë pronë e shtetit. Artistët krijojnë në rrugë dhe në një ose dy punishte private teatrale. Një histori mjaft interesante dhe e panjohur për pjesën më të madhe prej nesh."

Kuptohet se, mes dokumentarëve, të përfshirë në programin e festivalit, ka akoma dhjetëra vepra interesante, kushtuar arteve të ndryshme dhe njerëzve të cilët i krijojnë. Hapja zyrtare është më 4 prill në “Ljumier Lidl”. Atëherë do të tregohet dhe filmi “Gustav Klimt dhe Egon Shile: Eros dhe Psiheja. Festivali vazhdon deri më 25 prill dhe zhvillohet në qytetet Sofje, Plovdiv dhe Varna.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD