Mbi 70 janë filmat në edicionin e ardhshëm të festivalit, kurse 50 e një prej tyre janë në garë për dekoratën e madhe Master of Art. 6 janë prej autorëve bullgarë dhe do të konkurrojnë edhe në një konkurs tjetër - për film më të mirë bullgar. Filmat me metrazh të shkurtër janë 70, aty po kështu jepet dhe një dekoratë e veçantë. Najo Ticin , krijues dhe drejtor artistik i Master of Art, prezanton disa nga titujt:
"Tani për tani ky është festivali i vetëm në Evropën Lindore, kushtuar arteve, të treguara përmes gjuhës së kinemasë dokumentare. Sivjet është shumë e fortë kategoria “Arkitekturë dhe dizajn”-për shembull filmi i Karlos Saura për arkitektin e madh italian Renzo Piano. Një film tjetër shumë interesant në po këtë kategori është “Mies on Scene Barcelona in two acts” – “Mies van der Rohe - Pavijoni Barcelonë në dy akte veprimi”. Ai tregon një histori unikale për një godinë të veçantë - pavijoni i Gjermanisë , i ndërtuar për Ekspozitën Botërore në Barcelonë gjatë vitit 1929, në bazë të projektit të arkitektit të madh Ludwig Mies van der Rohe. Pas 8 muajve godina është e shkatërruar, por ka qenë kaq inovative për kohën e vet, saqë mbetet në vetëdijen e arkitektëve modernë si legjendë. Gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar, merret vendim të rivendoset në po të njëjtat përmasa dhe në të njëjtin vend në Barcelonë. Tani aty organizojnë ceremoninë, në të cilën i shpërndajnë dekoratat për arkitekturë moderne “Mies van der Rohe”. Me të vërtet një histori e shkëlqyer, e fotografuar shumë bukur."
Kategoritë në të cilat janë shpërndarë filmat janë 12. Mes tyre janë “Arti dhe fëmijët”, “Teatër dhe kinema”, “Arti modern dhe protestues, art instalime”, “Art në video lojërat dhe VR”, panorama “Amerika për Bullgarinë” e të tjera. Si dhe në edicionet e mëparshme të Master of Art, në program ka filma jashtëzakonisht interesantë, kushtuar muzikës.
"Sivjet mes tyre është filmi dokumentar për violinistin e madh Ichak Përlman-një njeri jashtëzakonisht simpatik dhe magjepsës, i prezantuar në një mënyrë shumë të këndshme -thotë akoma Najo Ticin.Me forcën e vullnetit të vet dhe të talentit të madh ai mundet të evitojë paragjykimet, vështirësitë dhe paaftësinë fizike të cilën e ka dhe të pushtojë skenat botërore. Filmi njëkohësisht është dhe dëfryes dhe magjepsës. Një film shumë i rëndësishëm për mua po kështu është “Orkestra e të mërguarve”, kushtuar violinistit polak Bronislav Huberman, i cili gjatë viteve 30 të shekullit të 20 realizon aktivisht koncerte në Evropën Qendrore. Disa e quajnë “Shindlerin e muzikantëve” sepse ai shpëton qindra hebrenj. Huberman organizon një fushatë për grumbullimin e muzikantëve, me të cilët të formojë orkestër në territorin e Palestinës së sotme. Bashkë me instrumentistët nisen dhe familjet e tyre. Që të mund të grumbullojë para, realizon dhe koncerte bamirëse. Ajnshtajni e ndihmon të organizojë koncert në Karnegi hol, por aty zhduket violina e tij. Nuk munden që të gjejnë instrumentin, i cili është punim i një mjeshtri italian nga shekulli i 18. Mjaft kohë pas kësaj bëhet e qartë se e ka vjedhur një muzikant, i cili pak përpara se të vdes, pohon dhe tregon përpara bashkëshortes së tij se çfarë ka bërë. Violina është shitur disa herë, sot me të ekzekuton Xhoshua Bel. “Orkestra e të mërguarve” bëhet bazë për krijimin e filarmonisë Izraelite. Sivjet, rreth 30 vjetorit nga rënia e murit të Berlinit, disi në mënyrë fare të natyrshme krijuam kategorinë “Art dhe pushtet”. Në të gjejnë vend filma, të cilët zbulojnë marrëdhëniet e përbashkëta jo të lehta dhe shpesh tragjike midis njerëzve liridashës të artit dhe regjimeve shtypëse. Një nga filmat është “Krijues në protestë”. Tregon për vitet 80 të shekullit të kaluar, kur një sasi e madhe krijuesish polakë firmosin një deklaratë, se nuk do të mbajnë koncerte, shfaqje teatrale, ekspozita e të tjera në territorin e sallave dhe të galerive, të cilët janë pronë e shtetit. Me fjalë të tjera - në asnjë vend, sepse gjatë asaj kohe çdo gjë ka qenë pronë e shtetit. Artistët krijojnë në rrugë dhe në një ose dy punishte private teatrale. Një histori mjaft interesante dhe e panjohur për pjesën më të madhe prej nesh."
Kuptohet se, mes dokumentarëve, të përfshirë në programin e festivalit, ka akoma dhjetëra vepra interesante, kushtuar arteve të ndryshme dhe njerëzve të cilët i krijojnë. Hapja zyrtare është më 4 prill në “Ljumier Lidl”. Atëherë do të tregohet dhe filmi “Gustav Klimt dhe Egon Shile: Eros dhe Psiheja. Festivali vazhdon deri më 25 prill dhe zhvillohet në qytetet Sofje, Plovdiv dhe Varna.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..