Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Problemi kryesor para Presidentit Erdogan është ekonomia e Turqisë

Foto: BGNES

Zgjedhjet e shumëpritura vendore në Turqi tashmë përfunduan. Opozita fitoi në qytetet e mëdha, kurse qeveritarët vazhdojnë të kontrollojnë pllajën anatolike, pa kryeqytetin e Ankarasë. Presidenti Rexhep Erdogan (Recep Tayyip Erdoğan) pohoi se Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit humb në qytetet e mëdha dhe duhet përqendruar mbi një plan të ri ekonomik. Zgjedhjet e tjera do të zhvillohen gjatë qershorit të vitit 2023, shpalli Erdogani dhe kështu ia shoi shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Deri atëherë, kur do të kremtohet përvjetori i 100-të i krijimit të Republikës së Turqisë, Erdogani shpreson se do të stabilizojë ekonominë turke dhe përsëri do të ketë rritje ekonomike.


Bullgaria nuk mori falje nga Turqia

Foto: BTA

Turqia nuk dëshiron t’i kërkojë falje Bullgarisë në lidhje me deklaratën e Ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavushoglu (Mevlüt Çavuşoğlu), se Ankaraja ka ndërhyrë në procesin e hartimit të ndryshimeve në Ligjin për bashkësitë fetare në Bullgari. Këtë e tha Kryeministri Bojko Borisov pas takimit pesë orësh me Nënpresidentin turk Faut Oktaj (Faut Oktay), sipas të cilit fjalët e Minisrit të jashtëm janë nxjerrë nga konteksti. Mes Sofjes dhe Ankarasë me siguri ka tension diplomatik, por kjo nuk është për shkak të neve, tha Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva. “Kuptohet se jemi të zemëruar, sepse sot ka zgjedhje, por nesër do të vazhdojmë të jemi fqinj. Nesër ai përsëri do të jetë ministër i punëve të jashtme, Borisovi do të vazhdojë të jetë kryeministër i Bullgarisë. Për fat të keq nuk e bëjnë këtë për herë të parë. Duket se kjo kthehet në një normë sjelljeje”, komentoi Zaharieva.


Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Stevo Pendarovski / Foto: BGNES

Zyrtarisht filloi fushat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Më 21 prill maqedonasit do të zgjedhin presidentin e tyre të ri dhe deri atëherë nuk do të ketë seanca parlamentare. Analizat sociologjike tregojnë përparësi të kandidatit të koalicionit qeverisës (të socialdemokratëve dhe të shqiptarëve nga Bashkimi Demokratik për Integrim) Stevo Pendarovski, i cili do të marrë votat e gjysmës së shqiptarëve në Maqedoni. Në vend të dytë renditet kandidatja e partisë opozitare VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska. Opozicioni shqiptar do të përkrahë Blerim Reka. Pavarësisht se ai me siguri do të mbetet në vend të dytë, pjesëmarrja e tij e garanton raunin e dytë më 5 maj.


Presidenti Klaus Johanis kërkon referendum për reformat e gjyqësorit në Rumani

Foto: BGNES

Presidenti i Rumanisë Klaus Johanis (Klaus Iohannis) shpalli se më 26 maj, bashkë me zgjedhjet për Parlament Evropian, do të zhvillohet referendum për reformat e diskutueshme në sistemin e drejtësisë, të cilat po zhvillohen nga partia qeverisëse socialdemokratike e Liviu Dragnea. Vetë qeveritarët e cilësuan referendumin si një përpjekje e presidentit të mobilizojë opozitën për të marrë pjesë më aktivisht në zgjedhjet evropiane. Vazhdojnë dhe përpjekjet e Bukureshtit me të gjitha mënyrat e mundshme të bllokojë kandidaturën e Laura Kioveshi (Laura Kövesi) për udhëheqëse të Prokurorisë së ardhshme evropiane. Kundër ish-shefes së Drejtorisë Kombëtare për Kundërvënien e Korrupsionit po zhvillohet hetim për korrupsion dhe gjatë kohës së hetimit asaj i është ndaluar që të dalë jashtë kufijve të Rumanisë dhe të japë intervista mediatike.


Monument i Lekës së Madh në Athinë

Foto: ekathimerini.com

Në pjesën qendrore të Athinës do të ndërtohet statuja e mbretit-ushtar Aleksandër të Madh. Ajo tashmë është vendosur në qoshen e bulevardeve “Vasilis Amalis” dhe “Vasilis Olgas”. Figura është vepër e skulptorit të shquar Janis Papas. Statuja do të jetë 3,5 m. e lartë – kjo do të thotë se do të jetë katër herë më e vogël sesa “Ushtari mbi kalë” që ndodhet në qendrën e Shkupit.


Presidenti Vuçiç „lufton“ për të tërhequr Volkswagen

Foto: BGNES

"Bojko (Borisov) është mik imi, por “lufta” për Volkswagen është një “luftë” për Serbinë", deklaroi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë televizive lideri serb u ankua se kushtet, në të cilat konkurrohet Serbia janë shumë të rënda dhe rivalet e shtetit të tij janë katër vende të tjera – Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Ukraina. Të gjitha këto shtete synojnë tërheqjen e investimit të madh për ndërtimin e uzinës së kompanisë automobilistike në territorin e tyre. “E di sa fortë punon për këtë Bojko (Borisov), (Rexhep) Erdogan, (Liviu) Dragnea – të gjithët jemi miq, por kjo është luftë për Serbinë”. Sipas kreut të shtetit serb ardhja e Volkswagen-it në Serbi mund të ndryshojë tërësisht vendin e tij.


Po kërkojnë vend për urën e tretë mes Bullgarisë dhe Rumanisë

Foto: BGNES

Bullgaria dhe Rumania po fillojnë studime paraprake për saktësimin e vendit, ku do të kalojë ura e ardhshme e tretë mbi lumin Danub mes Bullgarisë dhe Rumanisë. Për këtë u morën vesh kryeministrat Bojko Borisov (të Bullarisë) dhe Viorica Dancila (të Rumanisë) në Bukuresht. Po diskutohen disa mundësi: Orjahovo – Becket, Nikopoll – Turnu Magurele, Svishtov – Zimnicea, Ruse – Giurgiu dhe Silistra – Calarasi. Pala rumune preferon që të ndërtohet ura e dytë pranë asaj ekzistuese mes qyteteve Ruse dhe Giurgiu, apo që ura e re të jetë në perëndim të ashtuquajturës “Ure të Miqësisë”. Sipas ekspertëve bullgarë për Bullgari më i mirë do të jetë varianti mes qyteteve Silistra dhe Kalarasi. Pavarësisht se cili variant do ta zgjedhin dy qeveritë, të dyja palët janë të mendimit se ura ekzistuese 65-vjeçare ka nevojë për rinovim.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Georgi dhe Maria janë emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024

Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..

botuar më 25-01-03 1.51.MD
Foto: Shoqata e Ekipeve të Shkencave Olimpike

91 medalje në shkencat natyrore fituan nxënësit në vitin 2024

Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..

botuar më 25-01-03 6.55.PD

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD