Në qoftë se zgjedhjet për Europarlament ishin sot, për GERB, në koalicion paraelektoral me Bashkimin e Forcave Demokratike, do të votonin 33.9% prej zgjedhësve, për Partinë Socialiste Bullgare (PSB) - 33.4%, për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë – 10 %. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të opinionit publik (22-26 mars 2019) të agjencisë Alpha Research. Afrimi i pozitave është rezultat i uljes së përkrahjes elektorale për GERB-in dhe i mobilizimit të PSB-së. Mungesa e debateve reale mbi temat evropiane dhe mbi pozitën e Bullgarisë sa u përket këtyre çështjeve, si dhe skandalet rrjedhëse i demotivojnë votuesit. Aktualisht 35 për qind prej votuesve potencialë kanë një pozitë të tillë.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..