Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Daniell Asenov: "Besoj se me stilin tim të lojës do të kem sukses"

Vetëm 21 vjeç, Daniell Asenov, i cili ka lindur në fshatin e qytetit Jamboll  Kukerovo, këtë muaj regjistroi në kartëvizitën e vet titullin e gjashtë evropian nga kampionati në boks në moshën deri në 22 vjeçe në Vladikaukaz, Rusi. Vëllai i tij më i vogël, Bojan, fitoi medalje të argjendtë në kategorinë deri më 56 kilogramë dhe ishte shumë afër arit. Në këtë mënyrë kombëtarët bullgarë, të kryesuar nga trajneri kuban Zhoel Soler Arate, u renditën në vend të dytë për nga numri i medaljeve në garën tek meshkujt.

Ja se çfarë na tregoi boksieri i ri i talentuar: “Me siguri qe mjaft i vështirë. E dini se Evropa është e madhe, ka boksierë mjaft të mirë. Por unë gëzohem shumë se një vend i vogël si Bullgaria mundi të renditet e dyta për nga medaljet pas mikpritëses Rusia.”

Daniell bashkë me trajnerin Zhoel Soler dhe me vëllain e vet Bojan në Kampionatin Evropian në Vladikaukaz

Kjo fitore vjen vetëm një muaj pasi Daniell Asenovi fitoi për herë të dytë kupën prestigjioze “Stranxha” të edicionit jubilar të 70 të turneut më të vjetër të boksit në Evropë me po këtë emërtim. Të gjitha këto suksese u detyrohen një punë të rëndë, një këmbënguljeje të madhe në sallë, një privimi nga takimet me shokët dhe shumë gjëra të tjera, por Danielli është kategorik se nuk i vjen keq fare. Floriri për Bullgarinë i meriton të gjitha këto.

Sporti po kështu edukon dhe e ridrejton energjinë e njerëzve të rinj në një drejtim të drejtë. Siç thotë, “jashtë jam një njeri normal si të gjithë të tjerët. Por, kur jam në sallë, është krejtësisht ndryshe”. Por mirë, por a nuk ke dashur nganjëherë t’i vësh fund kësaj mënyre të jetesës dhe këtij përkushtimi? – e pyetëm boksierin.

"Në vitet e fillimit po -pohoi ai. Por gëzohem se munda të rezistoj dhe të përqendrohem në sport. Sepse e dini kur je më i vogël, më lehtë të shpëlahet truri dhe njeriu më shumë i nënshtrohet joshjes."

Sot Danielli është i njohur jo kaq me emrin e tij personal, sesa me nofkën Tajsëna. I pari që e quan kështu është trajneri i qytetit Haskovo Mlladen Stalev. “Sigurisht që Majk Tajsëni është dhe idhulli yt?” e pyetëm. "Qe, në një moshë më të vogël – thotë ai. Por, tani kush është idhulli yt? "Quhet Daniell Asenov përgjigjet ai dhe qesh. Kurse pas kësaj shton: Kur qesh i vogël i pëlqeja shumë mjeshtëritë e Majk Tajsënit, stilin e tij në boks. Por më vonë, unë vetë fillova të mësohem me një stil tjetër, më të ndryshëm i cili të më pëlqejë dhe i cili është fitimtar për mua."

Pas boksit Danielli tërhiqet nga vëllai i tij më i madh Katin dhe shkel në ring një vit pas tij. Pas kësaj, pavarësisht se nuk është dhe kaq i mirë, fillon të stërvit vëllain e tij më të vogël Bojan. "Në përgjithësi, njëri pas tjetrit me diferencë prej 1 viti, një nga një me vëllezërit e mi filluam me boksin", kujtohet kampioni.

Daniell dhe RozalijaKarriera sportive profesionale është e lidhur me sfida të shumta. Për t’i përballuar ato, Danielli mbështetet në radhë të parë tek vetja e vet. Por, jo më pak e rëndësishme për të është përkrahja e trajnerëve të tij, të mikeshës së tij boksierja Rozalija Pajçeva, dhe të familjes së tij.

"Këta njerëz janë me mua. Besojnë se do të kem sukses dhe më ndihmojnë. Nuk mundohen të më çoroditin në asnjë mënyrë. Dhe mbase kjo çon deri në ndonjë farë suksesi, tregon Daniell dhe shton: Unë jam i lumtur se kam dy vëllezër të shkëlqyer, po kështu mbajtës të medaljeve nga kampionati evropian, njerëz më të cilët gjithmonë i ndihmojmë njëri-tjetrit. Prindërit e mi janë po kështu njerëz të shkëlqyer. Ata gjithmonë thonë atë të cilën e mendojnë . Nuk më kursejnë asgjë. Në qoftë se gaboj, mundohen të më ndreqin. Kjo jo gjithmonë është gjë e këndshme, por le të mos të harrojmë se njerëzit të cilët mendojnë më shumë për ne, janë pikërisht nënat dhe baballarët tanë."

Sot Tajsëni nga Kukerovo preferon të mos të bëjë plane për të ardhmen, ose të paktën të mos t’i thotë me zë të lartë:

"Dua vetëm që të jem shëndosh e mirë. Çdo gjë e cila duhet të ndodhë, do të bëhet. Besoj se me stilin tim të lojës, me cilësitë, të cilat i zotëroj në këtë moment dhe të cilat unë do t’i zhvilloj edhe më shumë, do të kem sukses. Kështu që vetëm shpresoj të mos të kem trauma. Kjo është më e rëndësishmja", tha në fund të intervistës për Radio Bullgarinë kampioni evropian për 6 herë me radhë në boks Daniell Asenov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal dhe bgboxing.org


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Motrat Stoevi

Motrat Stoevi fituan në dyshe në një turne të badmintonit në Holandë

Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..

botuar më 24-10-27 5.21.MD

Varna mbledh alpinistët e rinj më të mirë në Ballkan

Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..

botuar më 24-10-26 4.55.PD
Grigor Dimitrov dhe Viktoria Tomova

Fitore e Viktoria Tomovës në Tokio, Grigor Dimitrov është i 9-ti në listën e tenisit botëror

Tenisti më i suksesshëm bullgar, Grigor Dimitrov, përparoi me një vend në renditjen botërore të ATP-së. Ai tashmë është i nënti me gjithsej 3735 pikë, ndonëse të dielën e 20 tetorit humbi finalen e turneut në Stokholm nga amerikani Tommy Paul...

botuar më 24-10-21 11.13.PD