Bullgaria ishte kundërshtari i parë i skuadrës kosovare, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë për pjesën kualifikuese të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’. Dy ekipet morën nga një pikë pasi arritën barazi 1:1. Në Grupin A të Kampionatit Evropian konkurrojnë edhe Anglia, Mali i Zi dhe Replika Çeke. Gara u dominua nga Përfaqësuesja e Kosovës, por fati nuk ishte në anën e saj. Ndeshja ishte shumë e rëndë për “luanët” bullgarë dhe pavarësisht nga prezantimi jo i kënaqshëm i skuadrës sonë, tani ajo ndodhet në vend të dytë në Grupin A, pas anglezëve. Ndeshja me Malin e Zi javën e kaluar gjithashtu përfundoi me të njëjtin rezultat 1:1. Kundër skuadrës së katërt në grup – asaj të Çekisë, Bullgaria do të luajë më 7 korrik në Pragë.
Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela,..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..