20 vjet pas bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë
Para 20 vitesh – më 24 mars 1999 Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut, pa miratimin e OKB-së, filloi fushatën e saj ajrore kundër Serbisë në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës. Bombardimet që vazhduan 11 javë filluan 1 vit pas fillimit të konfliktit në Kosovë dhe pas dështimit të përpjekjeve për zgjidhjen diplomatike të tij. Sipas të dhënave të NATO-së avionët e organizatës kanë zbatuar 38 mijë fluturime mbi Jugosllavinë e atëhershme, 10 mijë prej të cilave me qëllim bombardimi. Numri i civilëve të vrarë sipas burimeve të ndryshme janë midis 500 dhe 2500 veta. Pas 78 ditësh bombardime, presidenti i atëhershëm i Serbisë Slobodan Milosheviç, u detyrua të pranonte marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, të nënshkruar më 9 qershor, e cila parashikonte tërheqjen e të gjitha forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova, ku gjatë kohës së konfliktit të armatosur kanë vdekur 13 mijë veta.
Gjykata e OKB-së: burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiç
Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Gjykatave Penale Ndërkombëtare në Hagë ndryshoi dënimin e ish-presidentit të Republikës Srpska Radovan Karaxhiç nga 40 vjet – dënimi i tij i parë në vitin 2016 – me burgim të përjetshëm. Magjistratët e cilësuan si joadekuat dënimin e shpallur në instancën e parë. Akuzat kundër tij janë shumë – gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë kohës së luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995. Numri i të vdekurve në këtë luftë, e cila i ka përballur kundër njëri-tjetrit serbët ortodoksë, myslimanët e Bosnjës dhe kroatët katolikë, është pothuaj 100 mijë veta. Karaxhiçi ishte arrestuar në Beograd në vitin 2008, 13 vjet pasi ishte shpallur në kërkim.
Në Shqipëri vazhdojnë protestat kundër qeverisë
Mijëra protestuan para ndërtesës së parlamentit shqiptar, duke bërë thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme. Kundër protestuesve ishin përdorur pompa ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës. Mitingu ishte pjesë e protestave në krye me Partinë Demokratike, e cila e akuzon qeverinë e Partisë Demokratike në korrupsion dhe lidhje me kriminalitetin e organizuar. Qeveria i hedhë poshtë këto akuza.
Opozita në Greqi po pret përgjigje për fluturimet nga Venezuela
Skandali i fundit politik në Greqi është lidhur me fluturimet nga Venezuela deri në aeroportet e Greqisë. Opozita insiston për informacione të plota për njerëzit dhe mallrat e transportuar në avionët. Sipas mediave greke janë kryer të paktën 8 fluturime të avionëve qeveritarë të Venezuelës deri në Greqi. Partia më e madhe opozitare “Demokracia e Re” insiston që kryeministri Aleksis Cippras të shpjegojë në Kuvend marrëdhëniet, në të cilat po ndodhet Athina me qeverinë e Nicolas Maduro. Socialistët gjithashtu kritikojnë pozitën e kryeministrit Cipras lidhur me Venezuelën, duke thënë se leja për përdorimin e aeroporteve greke për fluturimet e avionëve qeveritarë të Venezuelës me persona të panjohur në bordin e tyre, komprometojnë Greqinë para partnerëve të saj evropianë, informoi nga Greqia korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare Katja Peeva.
Kurdët në Turqinë Juglindore kremtuan Navruzin
Mijëra gra dhe burrë valëvitën flamujt e Partisë Demokratike prokurde të Popujve për festat e kushtuara Vitit të Ri të kurdëve (Navruz) në qarkun Diarbekir të Turqisë Juglindore, të populluar kryesisht me kurdë. Festat e sivjetshme u zhvilluan në sfondin e fushatës së tensionuar zgjedhore para zgjedhjeve vendore në fqinjën tonë jugore, të cilat do të zhvillohen më 31 mars. Presioni qeveritar ndaj Partisë Demokratike të popujve u përforcua në mënyrë të ndjeshme posaçërisht pas tentativës për grusht shteti gjatë vitit 2016 dhe aktualisht shumica e anëtarëve dhe përkrahësve të partisë janë nëpër burgje.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Emrat më të zakonshëm në Bullgari në vitin 2024 ishin Georgi (140 818) dhe Maria (100 651). Ata pasohen nga Ivani dhe Ivanka, dhe më pas Dimitër dhe Elena, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Ndër të sapolindurit vitin e kaluar 2024,..
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..