Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një itinerar bullgar i pelegrinazhit do të lidhë qytetin Veliko Tërnovo me manastirin e Rillës

Foto: BGNES

Në lidhje me 550-vjetorin nga kthimi i lipsanëve të Shën Joan Rillskit nga qyteti Veliko Tërnovo në manastirin e Rillës  gjatë muajit korrik, turistë do të kalojnë nëpër itinerarin, nëpër të cilin janë transportuar eshtrat e shenjtorit. Ideja për këtë aventurë është marrë nga ajo me famë botërore “El Camino” – rruga deri tek qyteti spanjoll Santiago de Compostela.

Varianti i tij bullgar është krijuar prej dy banuesve të qytetit Veliko Tërnovo – mësuesi Evgjeni Koev dhe matematiku Paskal Piperkov. Rruga do të jetë e shënuar dhe do të kalojë përmes 60 vendbanimeve, 19 bashkive dhe 5 dioqezave. Nuk dihet me saktësi se që ku kanë kaluar murgjit gjatë vitit të largët 1469 në rrugë drejt manastirit të malit Rilla, por itinerari është maksimalisht i afërt me atë origjinal. Më i ndërlikuar sipas krijuesve të itinerarit është pjesa e fundit  midis qyteteve Vraca dhe Sofja, ku rruga kalon nëpër grykën e lumit Iskar në malin Stara Pllanina.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 nga shpellat më të bukura dhe misterioze në Bullgari

Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..

botuar më 24-08-13 7.05.PD

Hotel apo pronë pushimi – çfarë është më fitimprurëse dhe komode?

Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..

botuar më 24-08-07 7.15.PD

Sofja tashmë ka një autobus për një turne panoramik nëpër atraksionet qendrore të qytetit

Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..

botuar më 24-08-04 8.15.PD