Gjarpri i vogël i ujit dhe mjeshtëritë e mëdha fotografike i dhanë mundësi banuesit të qytetit Varna Todor Dimitrov të bëjë fotografi unikale dhe të fitojë vendin e parë në konkursin prestigjioz për fotografë “Bota jonë nën ujë “në Çikago.
Todor Dimitrov është rritur në një kontakt shumë të ngushtë me detin, duke vërejtur bukuritë e botës nënujore të Detit të Zi. Ai ka përfunduar shkollën e arteve dhe punon si një dizajner grafik. Në kohën e tij të lirë praktikon zhytje në det dhe fotografi nënujore. Me fotografitë e tij ai do që të tregojë botën nën ujë nga këndvështrime të ndryshme, duke përdorur qëndrime inovative dhe teknika të ndryshme kreative. Gjatë viteve të fundit ka fituar disa dekorata nga konkurse të ndryshme për fotografi – kjo është shkurtimisht biografia e Todor Dimitrovit, i cili sivjet është mbajtësi i dekoratës së parë në një konkurs shumë prestigjioz botëror për fotografi nënujore. Interesi ndaj këtij lloji arti rritet në përpjesëtime botërore, teknika bëhet gjithnjë e më e mirë, kurse sivjet në konkursin „Our World Underwater“ (“Bota jonë nënujore”), i cili zhvillohet në Çikago – Shtetet e Bashkuara, morën pjesë përsëri mijëra fotografë nga pikët e ndryshme të botës.
Fotografia nga Bullgaria tërhoqi vëmendjen e jurisë së autoritetshme në kategorinë COMPACT, për shkak të mjeshtërisë së lartë gjatë fotografimit të një kuadri, i cili pasqyron mirë njëkohësisht objektin, të filmuar nën dhe mbi sipërfaqen e ujit.
“Unë jam shumë i kënaqur se, gjarpri i vogël i ujit , i cili takohet shumë shpesh nëpër bregdetin tonë të Detit të Zi, mundi të “mposhtë” fotografitë e balenave, peshkaqenëve, fokave, dhe bretkosave të ndryshme detare të konkurrentëve” – thotë Todor Dimitrov:
“Fotografia ime paraqet një gjarpër uji, i cili ka nxjerrë kokën mbi ujë. Doja të fotografoja pikërisht në këtë mënyrë gjarprin, që të mund të tërheqë vëmendjen e jurisë. Një kuadër i tillë deri tani nuk është bërë në plan botëror. Pas konkursit më shkruan fotografë të ndryshëm nga e gjithë bota, të cilët më thanë se, ata po kështu janë munduar të fotografojnë gjarpër në këtë mënyrë, por gjithë nuk kanë mundur. Pohoj se kam përdorur një teknikë të ndërlikuar dhe shkathtësi. E ndoqa këtë kuadër 3 vjet me radhë, por puna ime tani u shpërblye, njohja është e madhe. Po kështu një rol luajti dhe një anëtar i jurisë, legjenda në fotografinë nënujore David Doubilet. Ai punon në National Geographic dhe gjatë viteve 70 krijoi teknikën, me të cilën unë e fotografova gjarprin. Unë kam dy dritëhedhëse shumë të fuqishme në anë të aparatit. Me qenë se në ujë pas metrit të dytë dhe të tretë humbasin ngjyra e verdhë, portokallia dhe e kuqe, në fund formohet një nuancë blu në të gjelbër, e cila fare nuk është interesante. Kurse me këtë teknikë fotografia bëhet shumë mirë në të gjitha anët. Vështirësia gjatë fotografimit të një kuadri të ngjashëm shtohet nga lëvizja e dallgëve.”
“Konkurrenca në këtë format fotografik është mjaft e madhe – vazhdon tregimin e tij Todor Dimitrov. Fotografët nën ujë udhëtojnë posaçërisht deri në pikë të ndryshme ekzotike të planetit që të mund të fotografojnë ndonjë lloj peshku të vogël, të cilin nuk e ka fotografuar asnjëri deri tani. Buxheti im qe zero, fotografia qe bërë në afërsi me qepin Gallata rreth qytetit Varna.”
Fondi i dekorimit i konkursit është 55 mijë dollarë dhe është në formën e ekskursioneve ekzotike në një nga destinacionet më interesante për palombarët në botë. Secili ëndërron për 5 minutat e veta të lavdisë, nuk e ndiej veten dhe kaq të njohur, por jam shumë i kënaqur.
“Nuk kam për t’u ndalur deri këtu, kam plane të shumta të reja lidhur me detin tonë – thotë Todori: Kam fotografuar dhe gjëra të tjera, kam kuadro të shumta të mia në internet hapësirën. Vendi im i dashur dhe i preferuar për të fotografuar është Bregdeti i Detit të Zi. Sepse ai është shumë i ndryshëm – në jug nuancat e ujit janë të gjelbra, kurse në veri bojë qielli në të gjelbër. Ke ndjenjën se këto janë dy dete të ndryshme, vetëm banuesit janë të njëjtë. Vetë peizazhet dhe bimësia po kështu dallohen shumë. Bregdeti jugor ka alga shumë të bukura. Vihet re dhe një dukuri shumë e rrallë kur algat çelin – krijohen formime shumë të gjata, të cilat e bëjnë detin të gjallë dhe shumë të bukur. Jam marrë dhe me peshkim nën ujë dhe që aty kam mësuar vendet, gjinjtë e kështu me radhë dhe të ashtuquajturat “fushat nënujore”, ku është e përshtatshme të bëhen fotografi të bukura të botës nën ujë", sqaron autori i fotografisë më të mirë nën ujë, Todor Dimitrov.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..
Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..