Në kuadrin e edicionit të 14 të “Shkollës dimërore për diplomatë të rinj”, studentë prej 19 shteteve diskutojnë një spektër të gjerë prej temave, të lidhura me politikën energjetike, pasojat për Bashkimin Evropian pas Brekzitit, krizën e migracionit dhe ndikimin e saj mbi Evropën Juglindore, si dhe perspektivat për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Mes 24 pjesëmarrësve ka dhe përfaqësues të të gjitha shteteve nga regjioni i Detit të Zi, Ballkanit Perëndimor si dhe nga Spanja, Belgjika dhe Holanda. Iniciativa për këtë forum është e Institutit Diplomatik pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, kurse mikpritëse e saj është qyteti Sandanski. Tema kryesore e diskutimit është “Evropa Juglindore dhe regjioni i Detit të Zi përmes prizmit të politikës së jashtme, sigurisë regjionale dhe politikës energjetike në kontekstin e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.
Theksi mbi Aleancën Veri-Atlantike nuk është i rastit, me qenë se viti 2019 është një vit jubile për organizatën, e cila mbushi 70 vjet, si dhe për anëtarësinë e Bullgarisë në të, që u bë fakt përpara 15 vjetëve. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 22 mars, kurse mes lektorëve deri në këtë moment qe Ambasadori i Rumanisë Jon Gëlja, i cili i njohu pjesëmarrësit me prioritetet e Rumanisë si një kryetare e Këshillit të Bashkimit Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi – Majkël Hristidis prezantoi përpara auditorit politikat e organizatës. Diplomatët e rinj zhvilluan takime dhe me presidentin e Klubit Atlantik Sollomon Pasi, me ambasadorin gjerman tek ne Herbert Salber, me drejtorin regjional të fondacionit “Hans Zajdel “ – Klaus Fizinger. Cilët do të jenë lektorët në program gjatë ditëve të ardhshme, mësojmë nga Tanja Mihajllova - drejtoreshë e Institutit Diplomatik:
“Presim profesoreshën Ingrid Shikova nga Universiteti i Sofjes, ish-ambasadoren bullgare në Hungari Biserka Benisheva, ekspertin mbi politikën energjetike Sllavço Nejkov, Ljubomir Kjuçukov /drejtor i Institutit për Ekonomi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish-zëvendës ministër i jashtëm i Bullgarisë/.Një rreth i gjerë lektorësh, të cilët prezantojnë ekspertizën bullgare, si nga procesi i bisedimeve , kështu dhe nga anëtarësia jonë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Një nga qëllimet tona është që ajo të jetë me dobi për përfaqësuesit e vendeve të tjera, një pjesë nga të cilët akoma nuk e kanë nisur rrugën e vet ndaj Bashkimit Evropian dhe NATO-s ose tanimë po zhvillojnë bisedime për bashkëpunim.”
Në intervistën për Radio Bullgarinë, Mihajllova e vuri theksin dhe mbi shkaqet që një i ri të zgjedhë të zhvillohet në sferën e diplomacisë. Sipas saj, ky është një profesion shumë i vështirë, në të cilin duhet të jesh gati të fillosh nga niveli më i ulët, kurse pas ca kohe, kur të grumbullosh mjaft përvojë dhe dije, të ngrihesh deri tek pozita prestigjioze në hierarki – këtë të ambasadorit. Një nga cilësitë më të vlefshme të një diplomati është toleranca e tij, me qenë se i nevojitet të komunikojë dhe të punojë me njerëz nga kombësi të ndryshme dhe kultura të ndryshme, të cilët kanë kuptime dhe perceptime të ndryshme për botën. Me rëndësi është që të shënojmë se gjatë viteve të fundit profesioni i diplomatit del jashtë marrëveshjes së qetë mbi tema dhe çështje të caktuara, nënvizoi drejtorja e Institutit Diplomatik.
“Prej kohe kaluan kohërat, në të cilat puna e diplomatit qe e lidhur vetëm me takime me përfaqësuesit zyrtarë të shteteve të tjera, thotë Tanja Mihajllova.Sot diplomatët bullgarë jashtë shtetit dhe diplomatët e huaj tek ne, komunikojnë me një rreth më të gjerë njerëzish. Kjo quhet një diplomaci publike. Në diplomacinë publike mund të përfshihen të gjitha ngjarjet sportive, festivalet e kulturës dhe shfaqje, të cilat i kanë nxjerrë diplomatët jashtë kabineteve, sepse ky profesion doli jashtë kabineteve.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Ndërsa dimri e ngrin natyrën jashtë, të fshehura në strehëzat e tyre, të mbrojtura nga i ftohti dhe kërcënimet jashtë, breshkat flenë gjumin e tyre dimëror. Por çfarë ndodh me to gjatë kësaj periudhe? Ku ndihen më të sigurta dhe kur duhet të presim që..
Nuk ka statistika të sakta për numrin e bullgarëve në Izrael. Vlerësohet se hebrenjtë bullgarë të shpërngulur nga vendi ynë janë rreth 50 000. Pavarësisht nga numri i tyre, si në vende të tjera të botës, disa nga bashkatdhetarët tanë janë jashtëzakonisht të..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..