Protestat në Beograd po eskalojnë
Ditën e diel në Beograd u zhvillua një protestë e madhe e opozitës me kërkesë që ajo të marrë akses te programet dhe lajmet e televizionit shtetëror. Protestuesit hynë në godinën e televizionit shtetëror RTS, që të shprehin pakënaqësinë e tyre për mostransmetimin e veprimeve të tyre. Paralajmërimit të Presidentit Aleksandër Vuçiç se do të thërrasë një kontra-protestë të përkrahësve të tij nga mbarë vendi demonstruesit iu përgjigjën të mos e bëjë, sepse mund të shkaktojë luftë civile. Ministri i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviç dha urdhër për përdorimin e trupave speciale. U arrit deri në skena dhune dhe arrestime.
Demonstrues në Podgoricë kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Markoviç
Disa mijë veta protestuan në Podgoricë kundër qeverisë së Presidentit të Malit të Zi Milo Xhukanoviç për shkak të akuzimeve për korrupsion. Pjesëmarrësit thërrisnin Milo-vjedhës” dhe ngulën këmbë për dorëheqjen e Kryeministrit Dushko Markoviç. Kjo është demonstrata e dytë që nga muaji shkurt e këtej në kryeqytetin malazez. Organizatorët bënë thirrje për protesta të reja të shtunën tjetër.
Protesta në Tiranë çoi në përleshje me policinë
Në një prej protestave më të mëdha anti-qeveritare, të zhvilluara deri tani në Tiranë, pjesëmarrësit ngulën këmbë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Demonstrata filloi në mënyrë paqësore, por u arrit në përleshje me organet e rendit publik, pasi disa prej protestuesve u bënë provë të ndërhyjnë në godinën e Parlamentit. U arrit deri në përdorimin e gazit lotsjellës dhe të armëve me ujë, ndërsa demonstruesit u përgjigjën duke hedhur gurë kundër kordonit të policisë. Protestuesit ngulin këmbë për krijimin e një qeverie tranzicioni dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Në Kosovë u shënua përvjetori i 15-të nga “trazirat e marsit”
Me vënie kurorash dhe lulesh para pllakës përkujtimore të serbëve të vdekur në Mitrovicë, më 17 mars 2004, në Kosovë u shënua përvjetori i të ashtuquajturave “trazira të marsit”. Shkasi për masakrën gjatë vitit 2004 ishte vrasja e një të riu serb në Kosovë nga shqiptarë etnikë, që shkaktoi protesta nga ana e serbëve. Disa ditë më vonë dy fëmijë shqiptarë u mbytën në lumin Ibër, ndërsa shqiptarët etnikë akuzuan serbët për vdekjen e tyre. Pas kësaj filluan trazira në masë, në të cilat morën pjesë rreth 50 000 shqiptarë etnikë. Rezultatet ishin 19 të vrarë (11 shqiptarë dhe 8 serbë) dhe rreth 900 veta të tjerë të plagosur. U asgjësuan 800 shtëpi serbe, 35 kisha dhe manastire, rreth 4000 serbë u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe u evakuuan nga forcat e NATO-s në Kosovë – KFOR-i dhe policia e OKB-së UNMIK.
Turqia ripohoi përkrahjen e vet për tërësinë territoriale të Ukrainës
Turqia e përkrah tërësinë territoriale të Ukrainës dhe nuk e njeh aneksimin e Krimeas, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Ankara. Në një deklaratë të posaçme dikasteri theksoi se “Republika autonome e Ukrainës u aneksua nga Federata Ruse duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në një deklaratë të posaçme theksohet gjithashtu se gjendja e tatarëve të Krimeas vazhdon të jetë prioritet për Ankaranë dhe ajo do të vazhdojë t’i përkrahë, që të mund të jetojnë në paqe dhe siguri në atdheun e tyre historik, duke e ruajtur identitetin e tyre. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në Krimea banojnë rreth 280 000 tatarë, që është rreth 13 për qind e tërë popullsisë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua nga shoqata “Bullgarët e Shqipërisë” në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Bullgarisë në Tiranë...
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..