Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vasko Krëpkata tregon për turneun e vet në Australi dhe në Zelandën e Re dhe për 30 vjetorin e krijimit të grupit “Poduene Blues Band”

Foto: plus.google.com

Revoltues, këngëtar i muzikës blues, kitarist dhe për më tepër një njeri me zemër tepër të madhe – me dy fjalë ky është Vasill Georgievi ose i mirënjohuri si Vasko Krëpkata (Arna).

“Arna” e tij është kënga. Përmes teksteve të tij ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet i angazhuar me çështje të ndryshme sociale. Në këtë mënyrë ai shpreh mendimet e tij, revoltën e tij kundës çdo gjëje, e cila e privon njeriun nga liria e tij dhe nga e drejta e zgjedhjes.

Muzika blues, është ajo, përmes së cilës mund të tregoj çdo gjë – shumëshpesh pohon muzikanti. Ai është mes njerëzve, të cilët kanë ndihmuar shumë për ndryshimet e mëdha politike dhe shoqërore, të cilat u zhvilluan në Bullgari përpara 30 vjetëve. Në të njëjtën kohë gjatë vjeshtës së vitit 1989, Vasko Krëpkata krijon grupin “Poduene Blues Band”. Më 2 mars, vitin tjetër është koncerti i tyre i parë, i cili është dhënë në burg. Që atëherë grupi ka 18 albume.

Në lidhje me 30-vjetorin e bandës, që të gjitha këngët më të bukura dhe të njohura janë përfshira në një pllakë të dyfishtë vinili . Ngjarja do të shënohet më 24 prill, me një koncert të madh në sallën “Universiada” në kryeqytet. Në të Vaskoja ka ftuar të gjithë 25 muzikantët, të cilët kanë qenë pjesë e “Poduene Blues Band” gjatë viteve. Ka dhe 8 këngë të reja, të cilat janë në pritje për të dalë në tregun muzikor në një album, të quajtur “Blues BG”. Gjatë muajit shkurt (nga data 8 deri më 17 shkurt) Vasko Krëpkata realizoi disa koncerte në Australi dhe në Zelandën e Re.

“Jam shumë i lumtur se, bullgarët nëpër botë bëhen gjithnjë e më të bashkuar” – thotë ai. “I kanë klubet e veta, në të cilat mblidhen, bëjnë gjithnjë e më shumë gjëra bashkërisht, e ndihmojnë njëri-tjetrin më shumë. U nisa për në Australi  dhe Zelandën e Re me ftesë të Orlin Mirçevit, i cili organizoi vjet dhe turneun tim në Shtetet e Bashkuara. Në Adelaide – qytetetin, në të cilin tani ekzekutova, u takova me pasardhësit e bullgarëve të parë, të cilit janë vendosur aty, kurse ata kanë qenë kopshtarë. Bëhet fjalë për vitet 20 të shekullit të kaluar. Gjatë vitit 1949 ata krijojnë aty vatrën e tyre të parë të kulturës. Qëllimi ka qenë që të kenë një vend, në të cilin të mblidhen të gjithë bullgarët në këto treva të largëta. Tani të afërmit e tyre flasin në një gjuhë të vjetër, arkaike bullgare. Isha shumë i emocionuar. Pavarësisht se kanë lindur në Australi dhe nuk kanë lidhje tanimë me Bullgarinë, ata vazhdojnë të flasin gjuhën tonë dhe të ruajnë traditat tona. Aty ekzekutova në një festival bullgar, i cili quhetBulgarian Festival“Zdravej” (“Tungjatjeta”). Në koncertet e mia vinin njerëz inteligjentë, të cilët interesohen për Bullgarinë dhe për gjërat tek ne. Ata më pritën në shtëpitë e tyre dhe kështu pata mundësinë të shikoj me të vërtetë se çfarë i emocionon, sa janë të sinqertë dhe sesi pavarësisht nga të gjitha gjërat materiale dhe jo materiale, të cilat i kanë, nostalgjia është e madhe. Ka një bullgar – pronar i një xhaz-klubi të shkëlqyer në Adelaide. Qytetet e tjera, në të cilat ekzekutova ishin Brisbane, Sidni dhe Melbourn në Australi dhe Wellington në Zelandën e Re."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikanti Dimitër Atanasov: Le t’u bëjmë një bilanc veprave të mira që kemi bërë për të tjerët

Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e Krishtlindjeve - është në zemrat, në dritat, dekorimet dhe .... në këngët. “Për të gjithë ne ditët e ndritura të..

botuar më 24-12-27 6.30.PD

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD