Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

3 janë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut

Foto: BGNES

Vetëm 3 janë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut, të cilët arritën të sigurojnë 10 mijë nënshkrimet e domosdoshme për regjistrim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Rivalët e kësaj fushate zgjedhore do të jenë Stevo Pendarovski – kandidati i partive të shumicës parlamentare (Lidhja Socialdemokratike të Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim). Sipas analistëve në rast të pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në votim, Pendarovski ka shanse të fitojë zgjedhjet akoma në raundin e parë. Kandidati i dytë është Gordana Siljanovska – e propozuar nga partia opozitare VMRO-DPMNE, kurse i treti është Blerim Reka, i përkrahur nga formacionet Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Pendarovski dhe Siljanovska janë mbipartiakë dhe u përkasin rretheve akademike, kurse Pendarovski ka përvojë më të madhe politike. Në periudha të ndryshme të jetës së tyre ata kanë punuar siç për VMRO-DPMNE, kështu edhe për Lidhjen Socialdemokratike të Maqedonisë.


Turqia nuk heq dorë nga sistemi rus S-400

Foto: heglobepost.com

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Ankaraja jo vetëm se nuk do të heqë dorë nga sistemi raketor S-400, por po mendon dhe për mundësi për blerjen e sistemeve C-500 nga Rusia, njoftoi Daily Sabah. Media kujtoi gjithashtu se më herët SHBA-ja e paralajmëroi Turqinë se blerja e S-400 mund të rrezikojë marrëveshjet e shteteve të NATO-së në fushën e industrisë ushtarake. Përveç kësaj Uashingtoni mori vendim t’ua heqë Turqisë përparësitë tregtare – diçka që provokoi kritikat e Erdoganit. Pavarësisht nga kjo Erdogani nuk përjashton mundësinë që Turqia të blejë nga SHBA-ja sisteme raketore Patriot, në se kushtet janë të favorshme.


Brukseli i bën thirrje Bukureshtit që të mos pengojë kandidaturën e Laura Koveshit për të udhëhequr Prokurorinë e re Evropiane

Foto: BGNES

Komisionerja evropiane e drejtësisë Vera Jourova i bëri thirrje Bukureshtit që të mos pengojë kandidaturën e rumunes Laura Koveshi, e cila aktualisht është favoritja e Parlamentit Evropian për postin e Prokurorit të përgjithshëm të BE-së. Qeveritarët në krye me kryetarin e Partisë Socialdemokratike Liviu Dragnea tashmë ngritën padi kundër ish udhëheqësen e Drejtorisë Kombëtare për Kundërvënien e Korrupsionit në Rumani. Përshtypje të madhe bën akuza se në vazhdim të 5 vjetëve Koveshi ka qenë në krye të një grupi të organizuar kriminal, në të cilin kanë marrë pjesë prokurorët-vartës të saj. Ndërkohë gjithnjë e më shumë rumunë përkrahin protestat e magjistratëve kundër dekreteve të qeverisë së kryeministres Viorika Dënçila në sferën e drejtësisë.


SHBA – ja insiston për heqjen e taksave për mallrat serbe në Kosovë

Foto: BGNES

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së David Hale insistoi në Prishtinë për heqjen e taksës 100% të vendosur nga Prishtina për mallrat serbe. Përveç kësaj deklaroi se Prishtina do të duhet të paguajë  çmimin, në se vazhdon të jetë përgjegjëse për pezullimin e dialogut me Beogradin. Siç në Beograd, kështu dhe në Prishtinë Hale hodhi poshtë pohimet për acarimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përsëri nënvizoi se elementi kyç në marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë njohja reciproke. Parlamenti i Kosovës miratoi platformën për negociata me Serbinë, e cila nuk ofron hapësirë të madhe për manovra. Kjo e zemëroi Presidentin Aleksandër Vuçiç, sepse në se taksat hiqen në kushtet e kësaj platforme, ai do të marrë pjesë formalisht në negociata, por në fakt nuk do të ketë për çfarë të negociojë.


Do të hapet pika e re e kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Foto: BGNES

Greqia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan marrëveshje për hapjen e pikës së re të kontrollit kufitar Lemos-Markova Noga afër Liqenit të Prespës. Kjo do të bëhet në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, me anë të së cilës ishte zgjidhur kontesti shumëvjeçar lidhur me emrin shtetëror të Maqedonisë. Athina dhe Shkupi shpresojnë se kjo pikë e kalimit do të kontribuojë për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale dhe për forcimin e turizmit dhe lidhjeve në rajonet kufitare. Pika e kalimit Lemos –Markova Noga është mbyllur në vitin 1967 me vendim të Greqisë dhe kjo ka vështirësuar shumë kontaktet ndërmjet të dyja vendeve.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD