Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë me piktura të gazetarit nga Radioja Kombëtare Bullgare Stojan Radev tregon horizontet krijuese përtej profesionit

Foto: BNR

Korrespondenti i Radios Kombëtare Bullgare në qytetin Sliven Stojan Radev, hapi ekspozitën e tij të parë vetjake. Pikturat janë 20 dhe janë peizazhe, të pikturuara gjatë 3 vjetëve të fundit.

Ato janë të renditura në hyrjen përpara studios numër 1 në godinën qendrore të radios në Sofje. Ekspozitën e vet gazetari e ka titulluar “Frymëzim”. Mbi kanavacë janë paraqitur pamje nga deti, rrugicat e vjetra prej kalldrëmi në qytetet Zheravna dhe Kotell, si dhe Ballkani i Slivenit.

Krijimtaria nuk është si një makinë kopjimi. Përmes pikturave të mia unë tregoj emocionin tim...Disa piktura janë spastruar nga tingëllimi modern, që të mund të kthehem një hap mbrapa, të shikohet sesi janë dukur rrugët pa automobila, pa këtë dinamikë të ditëve të përditshme” tregon autori.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD