Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Poezia shqipe e Kosovës e viteve `90 të shekullit XX-për lexuesin bullgar” u promovua në Universitetin e Sofjes

Intervistë me autoren Dr. Mimoza Hasani Pllana

Dr. Mimoza Hasani Pllana me udhëheqësen e saj shkencore Prof. Asoc. Dr. Rusana Bejleri

Me organizimin e Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrit”, Katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme, Indoeuropiane dhe Ballkanike, u promovua libri i studiueses së letërsisë Mimoza Hasani Pllana me titull “Poezia shqipe e Kosovës e viteve `90 të shekullit XX-për lexuesin bullgar”. Libri është fryti i punësrreth tre vjeçare të studimeve të doktores së shkencave të letërsisë në kuadër të programit PHD.

Në librin “Poezia shqipe e Kosovës e viteve `90 të shekullit XX”,  autorja ka përzgjedhur krijimtarinë disa vjeçare të poetëve shqiptarë të Kosovës: Azem Shkreli, Ali Podrimja, Agim Vinca, Abdullah Konushefci, Din Mehmeti, Edi Shukriu, Fahredin Gunga, Sabri Hamiti, Sali Bashota, Rrahman Dedaj, krijimtarinë poetike të poeteve të reja: Fakete Rexha, Habibe Maliqi, Naime Beqiraj, Xheraldina Vula, etj, pjesë nga poezitë e shkruara nga të burgosurit politikë kosovarë gjatë viteve `90 dhe poezinë e migracionit.

Struktura e librit është e ndarë në katër kapituj ku përfshihen fenomene dhe veçori të përgjithshme themelore që e dallojnë këtë dekadë nga dekadat e tjera letrare të shekullit XX. Në kapitullin e parë trajtohet krijimtaria dhjetëvjeçare e poetëve të formuar (siç i quan autorja), pastaj krijimtaria poetike e autoreve të reja, që sipas autores konsiderohet si fenomen i dekadës së fundit të shekullit të kaluar,  poezia shqipe e këtij dhjetëvjeçari e përkthyer në gjuhët ballkanike, e njohur nga lexuesi ballkanik  dhe në fund trajtohet shkurtë edhe poezia e shkruar nga të burgosurit politikë dhe ajo e migracionit. 

Promovimi u zhvillua në një nga sallat më të bukura të universitetit, ku ishin të pranishëm emër të spikatur të gjuhësisë dhe letërsisë shqipe dhe ballkanike: Prof. Asoc. Dr. Rusana Bejleri dhe, Prof. Asoc. Dr. Ekaterina Tarpomanova nga Katedra e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indoevropiane dhe Ballkanike (Universiteti i Sofjes), Akademik Prof. Dr. Shaban Sinani (ASHSH), Prof. Asoc. Dr. Marijana Stamova (Instituti i Ballkanistikës, Akademia e Shkencave e Bullgarisë), Prof. Asoc. Dr. Raki Bello (Universiteti i Veliko Tërnovos).

Të gjithë ata janë të mendimit se puna e Dr. Mimoza Hasanit është me rëndësi të madhe për disa arsye – ajo popullarizon në Bullgari letërsinë e Kosovës në mënyrë, në të cilën më parë askush nuk e ka bërë këtë, i kushton vëmendje të veçantë fenomenit të autoreve të reja të quajtur si “lettera feminalis” dhe jo në vend të fundit krijon një urë mes letërsive ballkanike, me vëmendjen e posaçme, kushtuar përkthimeve të autorëve kosovarë në bullgarisht dhe rumanisht.Sipas profesoreshësRusanaBejleri, autorja ka realizuar një studim të shkëlqyeshëm në formë dhe përmbajtje duke përdorur metodologji dhe analizë strukturore mbështetur në parime të larta akademike. Akademik Shaban Sinani, librin e vlerëson si një studim analog me pamje të përgjithshme të zhvillimit të poezisë shqipe në Kosovë gjatë viteve 1990-1999.

Para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare e pyetëm Dr. Mimoza Hasani Pllana a ka pasur ndonjë ngjarje të veçantë meqë puna e saj studimore është zhvilluar jashtë Kosovës dhe Shqipërisë?

“Këto tri vite të studimeve, për mua kanë qenë një përvojë e jashtëzakoshme, si në aspektin profesional dhe atë njerëzor. Fillimisht dua të përmend raportet e sinqerta dhe profesionale me mentoren time, albanologen e njohur bullgare dhe evropiane profesoreshën Russana Bejleri dhe më pas me të gjithë profesorët eKatedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme, Indoeuropiane dhe Ballkanike. E çmoj gatishmërinë e tyre për të kontribuar në çdo kohë në realizimin e hulumtimit tim nëpërmjet këshillave profesionale dhe sigurimit të literaturës së nevojshme për studim. Dua të kujtoj se gjatë kësaj kohe fillova të admiroj saktësinë dhe korrektësinë e profesoreshës Bejleri, stafit akademik dhe administratës”– shpjegoi Dr. Mimoza Hasani Pllana dhe vazhdoi:

“Sa i përket përvojës jashtë universitare, do të kujtoj punën që kemi bërë për të realizuar kapitullin për njohjen e letërsisë shqipe në Ballkan dhe në Evropë.Kjo ka qenë një punë jo shumë e lehtë, meqë po kërkonim për njohjen e letërisë shqipe në këtë hapsirë gjeografike dhe nuk gjenim informata të mjaftueshme për studimin tonë. Andaj, vendosëm të realizonim intervista me përkthyes letrarë dhe albanologë nga të gjitha vendet e Evropës, në mënyrë që të informoheshim drjepërsëdrejti me nivelin e njohjes së gjuhës dhe letërsisë shqipe në shumicën e vendeve evropiane. Filluam kërkimet, identifikuam shtetet, katedrat ku ofrohen studime albanologjike, përkthyesit e letërsisë shqipe dhe filluam zhvillimin e intervistave. Kjo është një nga fazat e punës më mbresëlënëse gjatë studimit tim në këtë nivel arsimor, për faktin se sa të mëdhenj janë këta njerëz, sa të gatshëm për të dhënë aq shumë nga dija e tyre për të ndihmuar zhvillimin e hulumtimit të tjetrit në një gjuhë dhe letërsi që nuk i përket gjuhës dhe vendit të tyre të origjinës. Thjesht është përvojë e jashtëzakonshme”.

Ju keni studiuar për letërsinë shqipe në Universitetin e Prishtinës, çfarë veçoni nga studimet në Prishtinë?

“Po, kam studiuar për letërsi në Universitetin e Prishtinës, në të cilin kam mbaruar studimet themelore dhe ato master. Ka shumëçka për të kujtuar, por të veçoj një situatë si zgjodha të ndjek studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe. Në përfundim të shkollës së mesme, kisha dilema që të përcaktohesha për fushën e studimeve. U regjistrova në Fakultetin Ekonomik dhe më pas në atë të Filologjisë. Në fillim ndiqja ligjëratat në Fakultetin Ekonomik. Një ditë shkova të marrë orarin e ligjëratave në programin e Letërsisë. Sipas orarit, sapo kishte filluar ligjërata në lëndën e Teorisë së Letërisë. Hyra në sallë, u ula në rreshtin e fundit që të kam mundësi të dal menjëherë. Ligjëronte profesori i njohur, shkrimtari dhe akademiku Zejnullah Rrahmani për lidhjen e letërsisë me fushat tjera dhe si sot e kujtoj se përveç se nuk dola nga salla dhe ndoqa ligjëratën deri në fund,nuk vijova më ligjëratat në Fakultetin Ekonomik”.

Në moshë të re keni botuar një libër me poezi. Më nuk keni botuar, a e keni braktisur shkrimin?

“Ky libër u publikua kur isha në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe përmbanë poezitë e shkruara gjatë kohës së adoleshencës. Pas këtij publikimi, kam vazhduar të shkruaj pa dashur të publikoj më, për faktin se poezia krijohent nga ndjenjat më të thella të lumturisë apo mërzisë prandaj kam dashur që poezitë duhet t`i mbaj vetëm për vete, nuk kisha gatishmëri t`i ndaj me të tjerët. Më vonë ndoshta do të ndryshoj mendje. Tani, më duhet të falënderoj shefen e katedrës Profesoren Ekaterina Tarpomanova, akademikun, profesor Shaban Sinani, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Profesoren Marijana Stamova nga Instituti i Ballkanistikës, Akademia e Shkencave e Bullgarisë, Profesorin Raki Bello nga Universiteti i Veliko Tërnovosdhe profesoreshën Rusana Bejleri për recensionet e tyre për librin! Pa Profesoren Bjeleri nuk do të publikohej libri “Poezia shqipe e Kosovës e viteve `90 të shekullit XX për lexuesin bullgar”, meqë unë nuk e kisha në planë të merrja këtë iniciativë” – tha Mimoza Hasani Pllana dheshpjegoi se pas promovimit të librit në gjuhën bullgare, po mendon të punojë për publikimin e rezultateve të kërkimeve gjatë studimeve doktorale edhe në gjuhën shqipe. Aktualisht, në median online për kulturë, të lexuar në Kosovë dhe më gjerë https://www.kultplus.com janë duke publikuar intervistat e realizuara me albanologë, përkthyes të letërsisë shqipe dhe antropologë, përmes të cilave lexuesit i krijohet mundësia që të njohë opinionin e studiuesve dhe përkthyesve evropianë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare.

Më shumë hollësi për librin dhe për punën e zonjës Pllana, ju ftojmë të dëgjoni në intervistën e dhënë për Radio Bullgarinë.

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD