Greqia kërkon uljen e tensionit me Turqinë në Detin Egje
Ministri i mbrojtjes i Greqisë Evangelos Apostolakis deklaroi në Parlament se “Greqia po bën përpjekje të bashkërenduara të reagojë në mënyrë më të qetë në lidhje me “incidentet e rrezikshme” në Detin Egje, ku shkeljet e rregullave nga ana e Turqisë arrijnë “nivele shumë të larta”. Në të ardhmen e afërt “ekipe teknike” greke dhe turke do të diskutojnë masa për ndërtimin e besimit ndërmjet të dyja qeverive, informoi Ministri Apostolakis. Athina shpreson se do të ketë rezultate të dukshme në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar.
Ankaraja po heton mbi gjysmë milion veta për lidhje me Gylen
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Turqisë Ismail Çatakli shpalli se që nga korriku 2016 deri tani janë hetuar 511 646 veta për shkak të dyshimeve për lidhjet e tyre me organizatën e predikuesit islamik Fethullah Gylen. Aktualisht “30 709 të dyshuar mbeten në paraburgim”, shpjegoi Çatakli. Autoritetet në Turqi e konsiderojnë organizatën FETO si terroriste dhe mendojnë se ajo është përgjegjëse për puçin e kryer në natën e 15 korrikut të 2016-ës. Atëherë ishin vrarë 251 veta, kurse 2 200 ishin plagosur,.
Në Maqedoni fillojnë stërvitje me pjesëmarrjen e ushtarëve amerikanë
Në poligonin ushtarak “Krivollak” është planifikuar stërvitje e ushtarëve të Forcave të Armatosura të SHBA-së për qitje nga helikopterë dhe qitje me minahedhëse. Që nga e marta në poligon fillon stërvitja ndërkombëtare “Decisive Strike” me pjesëmarrjen e 2000 ushtarëve nga forcat tokësore të SHBA-së për Evropë, nga ushtria maqedonase dhe nga disa ushtri të tjera, informuan nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Maqedonase.
Kosova nuk do ta heqë taksën mbi prodhimet e Serbisë para njohjes reciproke
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pohoi pozitën e qeverisë së tij, se mundësia e vetme për heqjen e taksës 100% mbi produktet e importuara serbe është njohja reciproke e Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht nga presioni ndërkombëtar – siç nga ana e BE-së kështu edhe nga ajo e SHBA-së. Rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë kalon nëpër njohjen e Republikës së Kosovës nga Beogradi. Haradinaj është i bindur se palat do të gjejnë një mënyrë për rivendosjen e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..