Ndër pallatet e banimit në lagjen “Kaleto” në qytetin Vidin ngre shtat silueta e tempullit të dikurshëm hebraik. Edhe pse koha dhe neglizhenca e njerëzve e kanë dëmtuar bukurinë e tij të rreptë, ai ende ruan dinjitetin që arkitektët italianë u kanë dhënë pamjes së tij përpara më se një shekulli.
Kujtesa historike e sinagogës ruan kujtimin për bashkëjetesën harmonike midis bullgarëve, turqve, armenëve, hebrenjve dhe romëve deri në mesin e shekullit të XX; për yjet e verdha që pasardhësit e Jakovit ishin të detyruar t’i mbanin në vende publike në vitet 1941-44, kur Bullgaria ishte aleat i Rajhut të Tretë, për shpërnguljen vullnetare të 1 200 hebrenjve nga qyteti Vidin tek shteti i ri Izrael në vitet 50. Pikërisht në mesin e shekullit të kaluar ajo humbi funksionin e vet si faltore dhe sot vetëm skeleti i saj kujton për madhështinë e saj në të kaluarën.
Por gjatë vitit të ardhshëm sinagoga mund të rikthejë pamjen e vjetër, nëse projekti për restaurimin e saj do te përfundohet me sukses. Ndryshe nga tentativa fatkeqe në vitet 80 të shekullit të kaluar e cila bëri nga godina madhështore rrënoja të mjerueshme.
“Atëherë u mor vendimi që konstruksioni i çatisë së sinagogës të ndërrohet dhe si rezultat çatia u hoq. Dhe mu në mes të godinës u vendos një vinç - kujton arkitekti Ljubomir Stanisllavov, autor i projektit të restaurimit të tempullit.
“
Por në vitin 1986 parat mbaruan, ndërtuesit e morën vinçin e tyre dhe u larguan nga objekti, ndërsa konstruksioni i ri metalik mbeti i braktisur në oborr - pa bërë asnjë lloj veprimtarie për mbrojtjen e godinës. Ky është një lloj vandalizmi, sepse shkaku kryesor që sinagoga sot të jetë rrënojë i dedikohet vendimit që brenda të vendoset ky vinç.
Në vitin 2017 organizata e hebrenjve “Shalom” ia dhuroi sinagogën Bashkisë së Vidinit me kushtin, që godina të restaurohet si një qendër kulturore në emrin e piktorit të njohur francez Zhul Paskin, që ka lindur ndër komunitetin hebraik në Vidin.
Pushteti vendor bile arriti të sigurojë financim falas në kuadrin e Programit Operativ “Rajone në zhvillim” dhe një kredi nga Fondi për zhvillimin urban dhe shpreson se me mjetet prej afro 10 mln levash deri në fund të vitit sinagoga do të hyjë në rolin e saj të ri.
“Sinagoga do të rikthejë pamjen e saj origjinale dhe do të duket ashtu siç ishte ndërtuar para 125 vjetësh – thotë arkitekti. – Për fat të mirë, kemi dokumente dhe fotografi të ruajtura arkivore dhe në sajë të tyre faltorja e dikurshme përsëri do të jetë një prej siluetave madhështore buzë lumit Danub. Jo rastësisht këtu, brenda një rrezeje prej 100 metrash, gjenden godinat më të vlefshme historike të qytetit.
Sipas fjalëve të arkitektit, ky tempull i hebrenjve përbën një bazilikë të ndarë nga një hark në tre anijata dhe narteks. Ajo ka galeri dhe katër kulla. Është një ndërtesë madhështore, pjesë e pandashme e historisë së qyteti. Është e dyta për nga madhësia nëpër rrjedhën e lumit Danub – pas sinagogës më Budapest dhe e dyta pas asaj në kryeqytetin Sofje.
“Godina do të shndërrohet në një sallë të madhe shumë funksionale me akustikë të mirë, ku do të organizohen koncerte, ekspozita, takime, pse jo dhe festa të ndryshme – vazhdon L. Stanisllavovi. – Në nivelin e saj të dytë do të ketë hapësira për ekspozita të përhershme, lidhur me krijimtarinë e Zhul Paskinit dhe me Holokaustin. Aty do të ndodhen gjithashtu biblioteka dhe anekset për veprimtarinë e organizatës së hebrenjve “Shalom”. Kuptohet, godina do të ketë edhe karakter turistik – vizitorët do të mund të blejnë suvenire, broshura, libra, lidhur me historinë e saj. Kështu ajo do të jetë një pasuri e madhe për qytetin, i cili tashmë ka një sallë të madhe sportive, por nuk ka vend të tillë për aktivitete kulturore”.
Në Vidin, dikur qendër e një prej komuniteteve më të mëdha hebraike në vendin tonë sot jetojnë vetëm disa përfaqësues të tij. Por tempulli i tyre përgjithmonë do të mbajë mend kujtimin për bullgarët, që janë bashkuar për shpëtimin e hebrenjve të tyre nga depërtimi drejt dhomave me gaz të Aushvicit dhe do t’u shërbejë atyre si një yll udhërrëfyes në kohë të vështira.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: @VidinSynagogue и wikimedia.org
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..