Hovi i bullgarëve drejt lirisë arriti kulmin me Kryengritjen e muajit prill të vitit 1876 e cila u shua mizorisht. Në mbarë Evropën u ngrit një valë e solidaritetit me popullin bullgar. Në shtypin e atëhershëm u botuan një sërë artikujsh tronditës për kryengritjen dhe për fatin e bullgarëve. Ndër të gjithë dallohej pena e gazetarit amerikan Xhenjuariës Makgahan, i cili shkruante për gazetat britanike.
Në Rusi lëvizja për solidaritet ishte tepër e fuqishme, gjë që ishte në sinkron me synimet shekullore të monarkisë ruse të sundonte mbi Ngushticat (Bosforin dhe Dardanelet). Që të mos bjerë prapë në izolimin në të cilin hyri pas Luftës së Krimesë, Petersburgu filloi një përgatitje intensive diplomatike për luftë me Perandorinë Osmane. Ndoshta gjatë këtyre bisedimeve me Fuqitë e Mëdha ishte caktuar harta e Ballkanit pas luftës pasi pala ruse pranoi një sërë kompromisesh. Kështu perandori Aleksandër II kishte mundësi të merrte punën në duart e veta dhe më 24 prill të vitit 1877 shpalli Luftën Ruso-Turke, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë.
Lufta e papritur e rëndë dhe paqja e kompromisit
Ushtria Osmane ishte një kundërshtare e fuqishme. Lufta doli më e gjatë, më e rëndë dhe më e ashpër, se sa pritën në Shën Petersburg. Fitorja ishte rezultat i heroizmit të madh dhe ndihmës së gjerë të bullgarëve. Në përkrahje të Ushtrisë Ruse luftuan çetat e rebelëve dhe më në veçanti vullnetarët bullgarë – opëllçenas. Opëllçenasit bullgarë morën pjesë në një sërë ndeshjesh kyçe duke përfshirë edhe betejën më të rëndësishme për tërë luftën – mbrojtjen heroike të Grykës Shipka – Termopilet Bullgare (21-26 gusht të vitit 1877). Aty rusët dhe bullgarët e penguan kundërsulmin e Sylejman pashës drejt Bullgarisë Veriore. Pas fitores te qyteti Pleven (dhjetor 1877), ku ushtria e mareshalit Osman pashë kapitulloi, komanda ruse plaifikoi kalimin dimëror përmes malit Ballkan. Të gjithë ekspertët ushtarakë konsideruan operacionin si të pamundshëm, por ai u kurorëzua me sukses me ndihmën e gjerë të bullgarëve. Ushtria Ruse përparonte në jug dhe korrte fitore vendimtare te Sofja, Shipka-Shejnovo dhe Pllovdiv. Më 3 mars të vitit 1878 u nënshkrua varianti paraprak i Traktatit Paqësor të Shën Stefanit. Mirëpo, fati i trojeve bullgare u vendos definitivisht në Kongresin e Berlinit në korrik të vitit 1878, ku u materializuan bisedimet prapa perdes dhe kompromiseve midis Fuqive të Mëdha. E lirë mbeti Principata Bullgare (Bullgaria e sotme e Veriut dhe krahina e Sofjes) e cila formalisht ishte vasale e Portës së Lartë. Një pjesë e Bullgarisë Jugore u bë krahinë autonome në Perandorinë Osmane, ndërsa 1/3 e territorit të Ekzarkisë Bullgare iu kthye pa kusht sulltanit me të drejta me kuptim të mbuluar për vetëqeverisje të ardhshme. Zhvillimet e mëvonshme në Ballkan paracaktuan suksesin e kufizuar të luftës së bullgarëve për bashkim në vazhdim të 4 dekadave.
Çlirimi dhe gjeopolitika botërore
Roli i Rusisë mbretërore dhe politika e saj në Ballkan u bënë të diskutueshme pothuajse menjëherë pas Çlirimit, kur elita bullgare u nda në rusofilë dhe rusofobë. Rusia ishte një shtet autoritar, ndërsa idetë e revolucionit kombëtar bullgar u huazuan nga shtetet evropianoperëndimore. Madje në diskutimet më të ashpra të rusofilëve dhe rusofobëve asnjeri nuk diskutonte aktin e Çlirimit. Në vitin 1888, 3 marsi u shpall Ditë e Çlirimit, sepse kjo ishte dita në të cilën pas pesë shekujsh në hartën politike u ringjall emri i Bullgarisë. Festa nuk u ndryshua edhe në periudhën e viteve 1915-18 dhe 1941-44, kur Bullgaria ishte aleate e Gjermanisë në dy luftërat botërore, ndërsa në vitin 1916 zhvillonte përleshje të rënda me Rusinë në Dobruxhë. 3 marsi u bë Festë Kombëtare e Bullgarisë në vitin 1991. Prapëseprapë në shoqërinë bullgare vazhdojnë diskutimet se cila ngjarje nga e kaluara të kremtohet si festë kombëtare bullgare. Kujtimi i paraardhësve tanë të cilët sakrifikuan jetën për lirinë, kërkon që patjetër data 3 marsi të respektohet.
Meqenëse edhe Rusia nuk do të kishte mundësi të na çlironte para se të kishte ndodhur Rilindja Bullgare dhe para se të kishte filluar lufta për pavarësi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..
Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..
Kanë kaluar 147 vjet nga betejat për mbrojtjen e qytetit Stara Zagorës në vitin 1877. Në shenjë respekti dhe nderimi për heroizmin e të rënëve për liri, më 31 korrik në Kompleksin Përkujtimor "Mbrojtësit e Stara Zagorës" do të kryhet një ritual..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..