Në shëtitoren buzë Detit të Zi në qytetin Ballçik do të ndërtohet korsi për çiklistë – diçka që do të tërheqë më shumë turistë në itinerarin midis kompleksit arkitektural “Pallati” dhe Qendrës kulturore dhe informative “Mulliri”.
Shëtitorja do të riparohet në kuadrin e programit të partneritetit me bashkinë rumune Mangalia. Me ndihmën e programit për bashkëpunim transkufitar “Interreg V-A Rumania – Bullgaria 2014-2020” do të riparohen dhe pajisjet e sigurisë dhe kunetat për mbledhjen e ujërave. Investimi në riparimin e kompleksit do të jetë me vlerë 1 500 000 leva (afro 750 mijë euro).
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..