Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dimitër Marinov: Ka ardhur koha që inteligjenca tek ne të dalë nga kotësia dhe të marrë frenat në duart e veta

Një fragment nga filmi “Libri i gjelbër”

Filmi i Peter Farrelly “Green book” /“Libri i gjelbër”/ ka shanse të shkëlqyera të fitojë të paktën një nga statujat në ceremoninë e Akademisë Amerikane të Filmave në fund të javës. Kontribut për nominimin e veprës në 5 kategori për “Oskar” ka dhe aktori Dimitër Marinov, i cili hyri në rolin e një violonçelisti rus.

Dimitër Marinovi ka kaluar përmes sprovave të shumta, me të cilat ndeshet njeriu i talentuar dhe me shpirt liridashës në periudhën e socializmit – një fëmijëri e vështirë dhe një familje “jo e mirë” – sipas kritereve të sistemit të atëhershëm, biseda për propagandimin e “ideve borgjeze”, provë për ikje me “Orient ekspres”. Pas kësaj – vite në burg, ku i thyen gishtat e tij me çekanë prej gome. Por pavarësisht nga vështirësitë, asnjë nuk arriti të prekë ëndrrën e tij të “marrë” – të bëhet më i miri nga më të mirët në skenën e madhe botërore. E përkrahën dirigjenti i filarmonisë “Pionier” profesori Vlladi Simeonov, i cili e disiplinoi violinistin e ri pa e asgjësuar individualitetin dhe mësuesja e tij në mjeshtërinë artistike Nevena Kokanova, e cila i lëri si trashëgimi fjalët: “Rruga jote është kaq e gjatë, por ti thjesht qëndro në rrugë!”

Akoma gjatë muajve të parë pas rënies së regjimit totalitar gjatë vitit 1989 ai u nis për në Amerikë “për shkak të lirisë së ardhur dhe të keqkuptuar”. Çdo gjë me të cilën kapej, e ngrinte edhe me një shkallë tjetër deri tek ëndrra e madhe – nga hapat e parë prej aktori në teatrin e San Diegos deri tek konkursi për rolin në filmin “Libri i gjelbër”, prototipi i të cilit është violonçelisti rus Jurij Taht. Kështu në mënyrë fare të logjikshme dy veta, të cilët janë rritur pas perdes së Hekurt, me një fat të përafërt dhe bile nga ana vizuale pothuajse të njëjtë, bëhen pjesë e një filmi.

"Duke hedhur një vështrim mbrapa dhe duke llogaritur sesi janë renditur gjërat, ka momente të shumta tronditëse, në të cilat filloj të mendohem dhe i them vetes – kjo ka qenë e paracaktuar dhe duhej të kaloja që aty – nënvizon aktori. Për shembull familja e cila më pranoi  në Shtetet e Bashkuara, e ka humbur djalin e vet, i cila ka qenë i lindur në datën time dhe kjo ka ndodhur gjatë një katastrofe me motor. Familja e tyre është Shirley dhe në filmin e Farrelly, me të cilin fitova famë në Hollivud, jam në partneritet pikërisht me muzikantin Don Shirley. Me të vërtetë, nuk do të thosha se besoj në gjërat e paracaktuara, por duke u kthyer drejt këtyre rrethanave, mendohem se, prapë së prapi fati është fat."

Dhe pavarësisht se fjalimi për ndonjë film të dekoruar me “Oskar” u takon producentëve, çfarë mund t’i thotë botës aktori bullgar nga  ndonjë skenë virtuale?

"Fillimisht do të citoj ikonën gjeniale në kinema Marlene Dietrich e cila, duke e pranuar dekoratën e vet, ka thënë: “Nuk mund të falënderoj asnjë. Unë vetë e bëra”. Pavarësisht se tingëllon në mënyrë egoiste – e vërteta është se shumë njerëz më ndihmuan që të mund të arrij deri këtu – por në fund të fundit unë qesh vetë trimi në kalë. Përndryshe njerëzve do t’u thosha të besojnë, të mos të devijojnë nga vetja e vet dhe të mund të luftojnë për këtë, të cilën e duan, pavarësisht nga rrethanat. Në kohën e kaluar kishte një përrallë, e cila më vonë u kthye në një moto për mua – një njeri i zhveshur është hedhur në një kopsht me kaktuse dhe kur e kanë pyetur se përse e ka bërë, ai është përgjigjur – në këtë moment kjo m’u duk gjëja më e arsyeshme. Kështu që vazhdoni të kërceni mes kaktuseve!"

Vetëm pas një muaji do të takohemi me Dimitër Marinovin, i cili do të prezantojë në “Sofja Fim Fest” filmin “Fotografi me Jukin” me pjesëmarrjen e tij. Çfarë Bullgarie do që të shikojë, duke shkelur në tokën tonë?

Një fragment nga filmi “Fotografi me Jukin”

"30 vjet më vonë, Bullgaria po vazhdon të ulet poshtë dhe më e mjera është se nuk ka se me çfarë të qëndrojë në hartën e Evropës, të mos të flasim për atë botërore – shënon me një hidhërim ai për atdheun e vet, të cilin e adhuron. Do të doja ta provokoj publikun, shokët e mi, kolegët e mi, të mos të ulin kokën, sepse ka ardhur më në fund koha që inteligjenca të dalë nga kotësia dhe të bëhet kozmopolite, si dhe talenti i pafund bullgar të dalë nga poshtë dhe të marrë frerët në dorë. Këtë dua të shikoj - kolegët dhe shokët e mi të më thonë: “Mirë, Mitko, do të provojmë. Dhe pse jo”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD