Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në 15 qytete të Indisë do të lëshohen viza bullgare

Foto: mfa.bg

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva u takua në Sofje me Ministren e Punëve të Jashtme të Indisë Sushma Swaraj. Kjo është vizita e parë te ne e një ministri të jashtëm të Indisë që prej 20 vitesh. Ministret Zaharieva dhe Swaraj nënvizuan se dy vendet tona, të cilat sivjet shënojnë 65 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, gëzojnë një miqësi tradicionale dhe frytdhënëse. Ndër fushat me potencial të madh për zhvillim u theksuan teknologjitë e larta, farmaceutika, bujqësia, industria ushqimore, turizmi. Zonja Zaharieva vuri në dukje se ka një kompani bullgare, e cila ka biznes të suksesshëm në kuadrin e programi “Bëje në Indi”, një kompani tjetër është furnizuese e internetit ndër mbi 200 000 përdorues në Delhi, ndërsa një uzinë bullgare prodhon ilaçe në Indi. Mbi 14 500 indianë e kanë vizituar vendin tonë gjatë vitit 2018. Që nga marsi i këtij viti vizat bullgare do të lëshohen në 15 qytete të Indisë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 majin

Të dielën do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite mbi zonat malore do të zhvillohen vranësira, por nëdisa vende të izoluara do të ketë vetëm reshje shiu. Në pjesën më të madhe të vendit do të jetë pothuajse e qetë, në Bullgarinë Lindore do të..

botuar më 24-05-04 6.30.MD

Ditë e pafavorshme për turizmin malor

Kushtet për turizëm në male janë të këqija, njofton Shërbimi i Shpëtimit Malor. Në pjesët më të larta ka shi dhe mjegull. Mbi 2200 m mbi nivelin e detit, mbulesa e borës arrin 5-10 cm. Sipas parashikimit të motit të Institutit Kombëtar..

botuar më 24-05-04 11.36.PD

Mbledhja e fundit e lyerjes së vezëve të Pashkëve në kryeqytet

“Gjithçka ofrohet – bojëra, materiale harxhuese, vezë. Do të ketë shumë lojëra dhe argëtime të ndryshme si për fëmijët më të vegjël ashtu edhe për adoleshentët më të mëdhenj”, tha Maria Tonchina nga fondacioni. Fëmijët e kombësive të..

botuar më 24-05-04 11.06.PD