Tri medalje të arta dhe dy të bronzta fituan atletët bullgarë në edicionin e 24 të Kampionatit Ballkanik në Stamboll të Turqisë. Radosllava Mavrodieva (gjyle), Tihomir Ivanov (kërcim së larti) dhe Mitko Cenov (3000 metra) fituan medaljet e arta, ndërsa Jollo Nikollov (3000 metra) dhe Milena Mitkova (kërcim së gjati) fituan bronzin. Në kampionatin ballkanik morën pjesë sportistë nga 20 vende.
"Regata për jahte keel - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..
Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..
Grigor Dimitrov ruajti vendin e dhjetë në renditjen botërore të tenistëve të publikuar sot, ndërsa për femra Viktoria Tomova u ngjit me gjashtë pozita në renditje. Dimitrov u kthye në top 10 më 1 prill dhe vazhdon të mbetet në dhjetëshen e parë...
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin..