Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Theresa May kërkon nga Sofja më shumë fleksibilitet të BE-së në negociatat për Brexit

Theresa May dhe Bojko Borisov (arkiv)
Foto: BTA

Në një bisedë telefonike me kryeministrin Bojko Borisov kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka drejtuar kërkesë për bashkëveprim për të arritur më shumë fleksibilitet të BE-së gjatë bisedimeve të lidhura me kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës dhe për arritjen e marrëveshjes për Brexit deri më 29 mars.

Borisovi ka premtuar përkrahjen e një marrëveshjeje që do të garantojë ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërmjet Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian dhe 27 shteteve-anëtare.

Sipas kryeministrit bullgar ajo duhet të garantojë sigurinë dhe bashkëpunimin e mire në këtë sferë, kështu edhe të mbrojë statusin e shtetasve të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe të shtetasve britanikë në BE. Dhe jo në vend të fundit, Bopjko Borisovi ka deklaruar se në lidhje me kufirin mes Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës me rëndësi është që politikanët të mos lejojnë shkallëzimin e tensionit apo shkeljen e paqes.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 2 majin 2024

Gjatë 24 orëve në vijim , vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Të mërkurën reshje shiu, përkohësisht intensive, do të ketë në më shumë rajone pas mesditës në Bullgarinë Jugperëndimore. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 8° dhe..

botuar më 24-05-01 6.27.MD

Një peshkaqen doli në plazhin e Burgasit

Një peshkaqen i vogël i Detit të Zi me një gjatësi rreth 90 cm doli nga ujërat e detit në plazhin e Burgasit. Ai u pa para një prej objekteve në Plazhin e Veriut dhe u kthye menjëherë në det, njoftoi BNT. Peshkaqenët e Detit të Zi janë të padëmshëm,..

botuar më 24-05-01 5.49.MD

Në Bullgari punohet më pak jashtë orarit në krahasim me vendet e tjera të BE-së

Bullgaria është vendi në BE me më pak orë shtesë pune, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës. Në vendin tonë, përqindja e punonjësve që kryejnë punë shtesë në vendin e tyre kryesor të punës, përkatësisht,..

botuar më 24-05-01 5.07.MD