“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës” – kështu fillon Deklarata e Pavarësis së Kosovës, e shpallur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe nga Presidenti Fatmir Sejdiu në takimin e mbajtur në Prishtinë më 17 shkurt të vitit 2008. Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtetet- anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën, kështu edhe 23 nga 28 anëtarët e BE-së.
Njohja nga ana e Bullgarisë vjen një muaj më vonë me vendim qeveritar, para pranimit të kushtetutës së shtetit të ri. “Kur flasim për interesin tonë kombëtar ne nuk zgjedhim mes Kosovës dhe Serbisë, kjo është një zgjedhje absurde. Ne zgjedhim mundësinë e vetme për angazhimin e komunitetit ndërkombëtar me krijimin e një procesi pozitiv politik në Ballkanin Perëndimor dhe për ecje drejt vlerave evropiane” – tha atëherë Ministri i punëve të jashtme të Bullgarisë Ivajllo Kalfin.
"Kosova dhe qytetarët e saj kapërcyen sfidën e madhe të tranzicionit, ndërtuan suksesshëm institucionet kruciale të vendit, si Policinë e Kosovës, AKI-në, FSK-në, sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial, po ashtu ndërtuan sistemin arsimor dhe shëndetësor. Natyrisht, më shumë se kurrë ka nevojë që në këto fusha të investohet dhe punohet edhe më shumë, edhe më mirë. Nëse në dekadën e parë të shtetit primare ishte ndërtimi i tyre, në dekadën e dytë duhet të jetë fuqizimi... Borxhi ynë përmbyllet vetëm kur arrijmë ta ruajmë, zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën e 17 shkurtit 2008!" – janë fjalët e Ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, të postuara me rastin e përvjetorit të 11-të të pavarësisës së vendit.
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..
Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..