Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

In vino veritas!

Piktorja Maja Petrova po rilind teknikën e vjetër vinorel

Piktori gjithmonë gjen në atë të cilën e pëlqen, mundësi të papritura dhe zgjidhje, kurse piktura ka kaq shumë aspekte saqë propozon një liri të pafund të eksperimenteve dhe të fantazisë. Përpara 2 vjetëve piktorja Maja Petrova njihet me një traditë të vjetër mesdhetare me rrënjë italiane – vinorel – dhe fillon të pikturojë në bazë të saj. Kjo teknikë për të pikturuar me verë është e ndërlikuar dhe jo shumë e njohur, me qenë se kërkon një punë mjaft intensive, kurse pikturat pikturohen me ngadalë dhe në mënyrë jashtëzakonisht të përpiktë.

Kjo teknikë me të vërtetë është shumë e vjetër, por mjerisht, në kohën e sotme shumë më rrallë takohen njerëz, të cilët akoma punojnë me të – thotë Maja Petrova. Kjo është një teknikë e akuarelit dhe është e vështirë për t’u realizuar, sepse tek ajo nuk ka mundësi për rregullimin e gabimeve, siç ndodh tek bojërat e vajit, akriliket dhe teknika të tjera. Këtu duhet të jesh shumë i qëllimshëm, të dish shumë mirë çdo një hap – ku të vendosësh lulet, si të derdhësh me pika verën në mënyrë të drejtë, që të mund të ndërtosh një pamje të plotë.

Duke mos gjetur një informatë të mjaftueshme në internet-hapësirën për këtë lloj tepër të veçantë pikturimi, Maja Petrova fillon të eksperimentojë. Vetë e zbulon mënyrën të mund të zgjedhë verërat, nëse do t’i zihej ose t’i përdorë vetëm në llojin e tyre të gjallë. Teknologjinë e zierjes e merr nga piktori spanjoll Alfonso Aguirre, i cili e avullon verën deri në formimin e një llumi të trashë dhe pikturon me të, duke e holluar me verë ose me ujë. Piktorja bullgare i pasuron ngjyrat, duke përzier varietetet e ndryshme të verës, duke arritur tonalitet të ndryshëm. Prej çfarë varen ato?

Nga varieteti i verës dhe nga rrushi – i përgjigjet kësaj pyetjeje Maja Petrova dhe sqaron: Sa më gjatë qëndron cipa e rrushit në përpunimin e verës, kaq më intensive është ngjyra e saj. Për shembull verërat italiane kanë nuanca në vjollcë, kurse ato spanjolle janë më të kuqe në kafe. Unë nuk mundem përherë të përdor verëra të huaja, sepse janë shumë të shtrenjta, nganjëherë për një pikturë janë të nevojshme 8-9 lloje të ndryshme vere, por në Bullgari po kështu kemi verëra shumë të mira, me të cilat punoj.”

Kjo që bën përshtypje më të madhe në vinorel janë ngjyrat e pakta.

Këtu nuk ka blu, të gjelbër, të kuqe por përmblidhemi në një tonalitet të ngjyrës kafe dhe vjollcë, sepse në varësi nga vera, përmes përzierjes  me verëra të tjera, përmes hollimit me ujë, mund të fitojmë nuanca vetëm në këtë gamë. Për mua qe një sfidë e madhe të kaloj nga pikturimi shumë emocional me një larmi të madhe ngjyrash në këtë konkretizim dhe një tonalitet shumë të vogël të vinorelit” – tregon Maja Petrova.

Piktorja e konsideron artin e pikturimit me verë më tepër si të harruar, prandaj mundohet ta ringjallë në çdo lloj mënyre, në këtë numër dhe përmes kurseve.

Në kohën tonë dinamike jemi mësuar me larminë e ngjyrave dhe njerëzit vijnë më shpesh nga kureshtja, sepse është interesante si mund të pikturosh me verë, ta përdorësh si material, dhe jo vetëm ta konsumosh. Dhe është e vështirë që kjo teknikë të mund të grumbullojë popullaritet – mendon piktorja. Arti dhe vera gjithmonë kanë qenë të lidhura dorë për dorë. Për piktorët vera gjithmonë ka qenë një frymëzim. Dhe mbase kështu është krijuar kjo teknikë-duke pirë verë, ndonjë krijues fare rastësisht ka derdhur gotën me verë mbi fletën e bardhë dhe ka vendosur të provojë, sesi mund të pikturojë me verë. Kështu të paktën e sqaroj unë këtë fakt në imagjinatën time” – me buzë në gaz përfundon Maja Petrova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një student bullgar prezanton shkronja origjinale në trienalen e tipografisë në Poloni

VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..

botuar më 25-02-02 11.05.PD
Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD