Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh po kërkon ilaçe në bazë të antioksidantëve për sëmundjet e rënda

Antioksidantët bimorë mund të bëhen një alternativë e vitaminave dhe mineraleve – ky është konkluzioni i një ekipi prej shkencëtarësh, ndër të cilët është docent Nikollaj Cvetkov nga Instituti i Biologjigsë Molekulare pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Studimi i tyre është botuar në edicionin e janarit të këtij viti të revistës shkencore me autoritet – Oxidative Medicine and Cellular Longevity.

Antioksidantët janë substanca biokimike, të cilat hyjnë në organizmin e njeriut me anë të produkteve ushqimore dhe e ndikojnë atë pozitivisht. Funksioni i tyre kryesor është asgjësimi i radikaleve të lira që grumbullohen për shkak të toksinave, metaleve të rënda, komponimeve toksike. Në këtë mënyrë antioksidantët na mbrojnë nga viruset, bakteret dhe ndihmojnë sistemin tonë imunitar.

Kryem një studim bibliometrik të rreth 300 mijë artikujve të botuara gjatë gjysmë shekullit të fundit dhe arritëm tek përfundimi se pak nga pak interesi i shkencëtarëve është shtyrë nga vitaminat dhe mineralet drejt komponimeve natyrore – të tilla janë kurkumini, resveratroli dhe cisteina – tregon për punën e tij në ekipin ndërkombëtar Nikollaj Cvetkov. – Këto studime të molekulave individuale natyrore bëhen, sepse shkencëtarët akoma nuk kanë arritur efektin e kërkuar me vitaminat e ndrzshme dhe me ndikimin e mineraleve natyrore. Për këtë arsye gjatë viteve të fundit ata përqendrohem mbi studimin e tyre dhe të efektit anësor të metabolizmit të tyre."

Ekipi në krye me biologun molekular Prof. Atanas Atanasov nga katedra e farmakologjisë pranë Universitetit të Vjenës është i mendimit se shkencëtarët gjithnjë e më shpesh përqendrojnë vëmendjen e tyre mbi antioksidantët bimorë dhe përdorimin e tyre në luftimin e ashtuquajturit “stres oksitativ”, të provokuar nga grumbullimi masiv i radikaleve të lira në trup. Sipas shkencëtarëve produktet bimore si kurkumini në tumerik dhe resveratroli në verën e kuqe kanë potencial të stërmadh për profilaksi dhe për mjekimin e shumë sëmundjeve, ndër të cilat – diabeti dhe kanceri.

Janë bërë shumë studime edhe me kurkuminin edhe me resveratrolin, por tani për tani nuk është arritur rezultati i dëshiruar – shpjegoi doc. Nikollaj Cvetkov. – Akoma është herët për të pohuar se këto komponime mund të përdoren si medikamente. Por mund të thuhet se shumica e studimeve tregojnë rezultate pozitive. Komponime të tilla si resveratroli dhe kurkimini metabolizohen shpejt në organizmin e njeriut – shpërbëhen shpejt në mënyra të ndryshme, por treten vështirë në ujë. Për këtë arsye po të merren përmes gojës, këto komponime nuk arrijnë ato përqendrime maksimale, të cilat sjellin efektin e dëshiruar.”

Docent Nikollaj Cvetkov shpjegoi se tashmë përdoren nanoteknologjitë, të cilat duhet të lehtësojnë përthithjen e komponimeve natyrore nga organizmi. Është më mirë që të përdorim antioksidentët, të cilët na ofron natyra – boronicat, luleshtrydhet, spinaqi, panxhari, fasulja, çokollata e zezë janë produktet e pasura me komponimet e dobishme.

Ekipi ndërkombëtar, në të cilin punojnë shkencëtarë nga Bullgaria, Rumania, Hong Kong, Egjipti do të vazhdojnë të punojnë së bashku edhe gjatë këtij viti. Ata do të punojnë mbi një projekt inovativ – i pari i këtij lloji në Bullgari, qëllimi i të cilit është krijimi i molekulave të reja hibride kundër sëmundjeve të rënda neurodegjenerative si Parkinsonii, Alzheimer dhe të tjera.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Universiteti i Sofjes

Universiteti i Sofjes ka avancuar me 200 vende në një renditje ndërkombëtare

Në renditjen Impact Rankings 2024 të Times Higher Education (THE), botuar më 12 qershor 2024, Universiteti i Sofjes "Shën Kliment Ohridski" u rendit në vendin 401-600 në mesin e 1963 universiteteve në botë. Alma Mater merr pjesë në renditje për të..

botuar më 24-06-12 2.17.MD

Bullgaria votoi! Po tani çfarë?

Lodhja nga zgjedhjet, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e votuesve (pak mbi 30%), të rinjtë në qendrat e votimit dhe një shpresë e brishtë, thuajse e paperceptueshme për stabilitet dhe normalitet politik. Kështu mund t'i përshkruajmë zgjedhjet e kaluara..

botuar më 24-06-11 7.30.PD

Bullgarët maqedonas janë të ngopur me zgjedhjet e shpeshta

Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..

botuar më 24-06-09 7.27.MD