Forca dhe atraktiviteti i një turneu në tenis nuk matet me vendin në ranglistën botërore të pjesëmarrësve të tij. Ky nuk është një postulat, por konkluzion, i cili mund të bëhet pas fundit të edicionit të katërt të Sofia Open, turne i kategorisë ATP-250.
Me të vërtetë, sportistët e vendosur më lart në skemën kryesore qenë jashtë Top10: rusi Karen Haçanov – 11, sensacioni grek Stefanos Cicipas – 12, një rus tjetër, Daniil Medvedev – 16, spanjolli Roberto Bautista Agut – 18. Të tjerët u mblodhën në qindëshen e parë të botës, midis tyre spikasin emrat e Fernando Verdasko, Gael Monfis, Stan Vavrinka, Robin Haase, por dhe lojtarë të tillë, të cilët gjatë stinëve të fundit spikasin me paraqitjen e tyre në fushë.
Të tunduarit nga ky sport e dinë se, këta lojtarë janë kripa e tenisit. Ata i ofrojnë befasitë. Këtu për shembull akoma në ndeshjen e parë i vëni nën numrin një Haçanov qe i kaluar në lojë nga italiani i ri Mateo Beretini, i cili në rrethin e parë deklasoi një lojtar tjetër të titulluar si Denis Istomin-një rus etnik nga Uzbekistani. Pyetja është a ishte kjo befasi, duke u parë se, Beretini arriti deri në gjysmëfinalen pas fitores mbi Verdaskon, kurse aty qe i mposhtur nga një gjysmëfinalist tjetër – “befasim” – Marton Fuçoviç nga Hungaria.
Një nga emrat, të cilat e përmbushnin sallën “Arena Armeec” në Sofje ,qe ky i Stefanos Cicipas. Ylli i ri 20 vjeçar i tenisit botëror dhe gjysmëfinalist i sivjetshëm nga Kampionati i Hapur i Australisë qe i vënë nën numrin 2 në skemën bazë dhe i konsideruar si favorit për titullin. Por, mjerisht në çerekfinalen “luftëtari i vjetër” Gael Monfis i rikujtoi se çfarë loje është tenisi dhe e deklasifikoi në dy sete. Ai u nda me Sofjen në një mesazh të posaçëm në gjuhën bullgare në profilin e vet në Istagram: “Jeta është një varg prej përshëndetjesh dhe ndarjesh. Po kam frikë se përsëri ka ardhur kohë për të kërkuar lamtumirë!” Dhe me një gjë tjetër do të mbahet mend pjesëmarrja e Cicipasit. Për ndeshjet e tij nga Greqia u derdhën rreth 10 autobusë me bashkatdhetarë të tij, të cilët e “mbanin nëpër duar” përfshi dhe pas humbjes së tij të shpejt. Kjo na bëri për të menduar për qëndrimin tonë ndaj Grigor Dimitrovit – nga lavdërimi i tij deri tek – “kryqëzoje”! Por, kjo nuk është diçka e re.
Gael Monfis në radhë të vet “hëngri drurin” nga Daniil Medvedev në gjysmëfinalet. Rusi luajti në mënyrë stabile, pothuajse pa gabim, gjatë gjithë javës midis 3 dhe 10 shkurtit dhe në fund triumfoi me kupën. Në ndeshjen finale gjatë ditës së diel ai nuk i dha shans Marton Fuçoviçit, i cili po kështu u prezantua shumë mirë.
Për pjesëmarrjen bullgare mund të shënohet se përfundoi akoma në startin e rrethit të parë. Pjesëmarrësit në skemën bazë me “Uajld kart” (me të drejtën e mikpritësve) Dimitër Kuzmanov dhe Adrian Andreev, pas një lojë jo të keqe humbën përkatësisht nga Robin Haase nga Holanda dhe Matju Ebdën nga Australia. Do të mbahet mend pjesëmarrja e bullgarit të tretë – 22 vjeçi Aleksandër Llazarov, i cili hyri në skemën bazë pas dy fitoreve në kualifikimet dhe luajti një ndeshje të mirë kundër Fernando Verdasko.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..