Shteti bullgar bleu një portret dhe sende të çmueshme pronë të princit Aleksandër I Batenberg në një tender, organizuar nga një shtëpi ankandi në Vjenë. Sipas informacionit të Ministrisë së Kulturës është blerë portreti më i njohur origjinal i Princit me të gjitha shenjet mbretërore të pikturuara nga Karl Dielitz si dhe tri tabaka të dhuruara nga banorët e qyteteve Ruse, Lloveç dhe Berkovica në lidhje me vitet e para të pushtetit të tij, i cili u zgjat nga 26 korriku 1879 deri më 26 gusht 1886. Gjatë vitit 2019 mbushen 140 vjet nga zgjedhja e Aleksandër I Batenberg nga Kuvendi i Madh Popullor princ i Bullgarisë.
“Ishte mirë t'i merrnim këto sende të çmueshme për shtetin bullgar, por ishte me rëndësi që kjo të bëhej me çmime të arsyeshme”, theksoi ministri i kulturës Boill Banov. Sipas tij informacioni për këto sende të rëndësishme erdhi para nja 10 ditësh nga burime të ndryshme. "Biseduam me Kryeministrin, me Ministrin e Financave Vlladisllav Goranov dhe morëm vendim se do të marrim pjesë në ankand, por vendosëm të mos e përhapim informacion që të mos ketë ritje spekulative të çmimeve. Sendet u zgjodhën për blerjen nga ekspertë të Muzeut Kombëtar Historik. Akoma nuk dihet se ku do të ekspozohen, por disa institucione të ndryshme kulturore tashmë kanë shfaqur dëshirë për t'i pronësuar.
Gjatë gërmimeve të shpëtimit, nga nekropoli i kolonisë romake Ulpia Raciaria (në afërsi të fshatit Arçar, komuna Dimovo, rajoni i qytetit Vidin) u zbuluan 17 varre, nga të cilat pesë varre dhe 12 varre në gropa. Këtë e njoftoi Zdravko Dimitrov nga..
Në vitin 2009, bashkatdhetari ynë Anton Orush solli koleksionin e tij kushtuar teknologjisë bullgare. Ndër eksponatet në të ka televizorë, radio, pajisje kuzhine, kompjutera, telefona, pajisje për lëshim faturash etj. Gradualisht, ky pasion i tij e shtyu..
Vetëmohimi, ndershmëria, trimëria dhe besimi në të drejtën e lirisë kombëtare dhe në një jetë të denjë. E gjithë kjo personifikon një nga heronjtë më të dashur kombëtar bullgar - Vasill Levski . Më 18 korrik të këtij viti Bullgaria shënon 187 vjet..