Të ardhurat nga turizmi ndërkombëtar në Bullgari për periudhën janar-tetor 2018 tejkalojnë 3,4 miliardë euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare nga fundi i vitit të kaluar. Lidhja e fort midis kulturës dhe turizmit mund të sigurojë si investime në të dy sektorët, kështu dhe një interes më të madh ndaj vendit tonë prej turistëve nga e gjithë bota. Duke ruajtur dhe popullarizuar trashëgiminë e vet të pasur dhe të paçmuar kulturore dhe historike, Bullgaria do të kthehet në një destinacion turistik edhe më të njohur.
Duke e vlerësuar rolin kyç të trashëgimisë për imazhin ndërkombëtar të Bullgarisë, Ministria e Kulturës paraqiti programin e vet “Sipërmarrësi Kulturore, trashëgimi dhe bashkëpunim” 2014-2021, qëllimi i të cilit krahas me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, është dhe krijimi i një përmbajtjeje të re kulturore. Programi është hartuar pas takimeve me ekspertë mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe artet moderne. Prandaj një nga prioritetet është lidhur pikërisht me trashëgiminë e luajtshme kulturore, e cila e kthen programin “Sipërmarrësi kulturore, trashëgimi dhe bashkëpunim” në një nga të paktat, të cilat sigurojnë mundësi për prezantimin e saj në mënyrë të re, në ambiente të reja dhe me nëpunës të arsimuar, të cilat të prezantojnë artefaktet e ekspozuara para turistëve vendas dhe të huaj.
"Partneriteti i mirë është shumë i rëndësishëm për programin" – tregoi në një intervistë për Radio Bullgarinë Zëvendësministrja e Kulturës Amelia Gesheva dhe shtoi:
“Shpresojmë se rreth 50% nga projektet , të cilat do të parashtrohen do të jenë me pjesëmarrjen e vendeve-donatore. Unë gëzohem se po zhvillohet dhe një tendencë, e cila ka filluar nga periudha e mëparshme programore, e lidhur me digjitalizimin e trashëgimisë kulturore. Një nga masat në program është drejtuar pikërisht tek digjitalizimi i trashëgimisë. Një qëllim shumë i rëndësishëm, të cilin duam ta arrijmë është zgjerimi i publikut dhe tërheqja e të rinjve në muzetë dhe galeritë – institucionet kulturore, të cilat ruajnë trashëgiminë kulturore”.
Financimi i programit “Sipërmarrësi kulturore, trashëgimi dhe bashkëpunim” është në përmasë të 10 milionë eurove, të siguruara nga Mekanizmi Financiar i Hapësirës Ekonomike Evropiane. Mjetet në të janë siguruar nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Islandës dhe Principata e Lihtenshtajnit, kurse qëllimi është kufizimi i dallimeve ekonomike dhe sociale në Evropë dhe forcimi i marrëdhënieve bilaterale në fushën e kulturës, shoqërisë civile, drejtimit të mirë, të drejtave themelore dhe lirive e tjera.
Sipas Amelia Geshevës gjatë muajit mars do të shqyrtohen projekte, të lidhura me artet moderne dhe popullarizimin e kulturave tradicionale dhe zanateve. Ajo shprehu kënaqësi se dy organizata tanimë kanë dhënë propozimet e veta në këtë drejtim. Sipas saj projektet, të cilat anëtarësojnë duhet të popullarizojnë objektet kulturore ndër një publik të gjerë – jo vetëm në kryeqytet, por dhe në regjionet e tjera. Prandaj programi lejon financimin e festivaleve të ndryshme dhe ekspozita udhëtuese. Ndër projektet e realizuara me mjete nga vendet-donatore janë ekspozita “Legjenda në flori”. Thesaret trake nga Bullgaria” në qytetin norvegjez Bergen – një projekt për socializmin e trashëgimisë kulturore, i realizuar nga bashkia e qytetit Kazanllëk, si dhe një projekt i bashkisë së Plovdivit për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore, në kuadrin e të cilit në të gjitha muzetë në qytet janë krijuar qendra digjitalizimi.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: eeagrants.bg dhe BGNES
Për herë të parë që nga viti 2013. Bullgaria u përfaqësua përsëri me një stendë kombëtare në ekspozitën më të madhe turistike në Skandinavi, FERIE FOR ALLE (Danish Travel Show) në qytetin e Herning, Danimarkë, e cila këtë vit u zhvillua nga 21-23..
I ngulitur mes kodrave të malit Ljulin, Manastiri i Klisurës “Shën е Premtja” është i mbuluar nga misteri dhe spiritualiteti. Ai ndodhet vetëm 7 km larg qytetit turistik Bankja, në afërsi të fshatit Klisura. Dimri është koha kur manastiri i..
558 bullgarë të moshës 18 vjeç do të mund të realizojnë një udhëtim me tren të ëndrrave nëpër Evropë, të mësojnë nga kulturat e tjera dhe të krijojnë miqësi të reja. Ata janë përzgjedhur për të marrë një kartë udhëtimi falas nga fushata DiscoverEU...