Çdo një piktor ka stilin e vet personal dhe të papërsëritshëm. Të tilla janë dhe krijimet e Vesellka Velinovës. Përveç se pikturat e saj janë të bukura dhe të dallueshme, piktorja e re i pëlqen shumë dhe eksperimentet. Si rezultat i një ideje interesante paraqitet një seri e shkëlqyer prej 12 pikturave me mace, çdo një prej të cilave është pikturuar në stilin artistik, që është karakteristik për një piktor të njohur ose për një drejtim të tërë artistik. Si lind kjo ide origjinale?
"Akoma derisa isha në universitet – kujtohet Vesellka Velinova. “Historia e artit” është një lëndë mjaft e thatë dhe e mërzitshme, por pedagogia e prezantoi në mënyrë shumë interesante dhe unë kërkova informacion për piktorët, për llojet e stileve, doja të mësoj në detaje si për nga mënyra e teknikës ashtu dhe për nga mënyra e mendimit. Dhe vendosa dhe unë të provoj. Zgjodha pikërisht macet, sepse mendoj se ato mund të pikturohen në çdo lloj stili. Kam parë mace kaçurrele me hundë të gërvishtur, të cilat u përngjajnë pikturave të Pikasos, mace të dashura dhe tepër ledhatuese si në pikturën e Klimtit... Prandaj mendoj se ato janë më të përshtatshmet."
Sfida më e madhe për piktoren është impresionizmi, sepse aty çdo një pikë pikturohet për një kohë shumë të gjatë. Për pikturat ajo ka përdorur akuarel, bojë tempera dhe kolazh, në varësi nga stili i piktorit. Kurse për të gjithë adhuruesit e tanishëm dhe të ardhshëm Vesellka Velinova po përgatit një surprizë të re:
"Kam vendosur të bëj një pikturë në bazë të stilit të Salvador Dali, pikturë me furçë kineze, që për mua është një sfidë, sepse është një teknikë mjaft e vështirë, dua të provoj dhe gravurë. Do të mundohem të rikrijoj dhe stilin e piktorit bullgar Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri – tregon për projektet e veta të ardhshme Vesellka Velinova. Planifikoj që 12 pikturat e reja të jenë gati akoma sivjet. Unë i pëlqej macet, shpresoj që dhe ju do të mund t’i shijoni!"
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..