Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anëtarësimi i Bullgarisë në Eurozonë do të garantojë sigurinë e kursimeve të bullgarëve

Vlladisllav Goranov dhe Valldis Dombrovskis

Bullgaria mund të aderohet  në eurozonë jo më herët se sa 1 janari i vitit 2022 – deklaroi ministri i financave Vlladisllav Goranov. Këtë parashikim të guximshëm ai e bëri gjatë dialogut kushtuar sfidave para vendit në rrugën drejt Eurozonës. Ministri rikujtoi, se në fund të vitit të kaluar duke respektuar kërkesat e Bankës Qendrore Evropiane u miratuan disa ndryshime kyçe në Ligjin për Bankën Popullore Bullgare dhe në Ligjin për Institucionet e Kreditimit, kështu që të bëhet i mundshëm aderimi i vendit në mekanizmin valutor ERM2. Gjatë verës së këtij viti priten edhe rezultatet e testeve të stresit të gjashtë bankave të zgjedhura nga Banka Qendrore Evropiane për kontrollim, gjë që do të realizohet me kërkesë të qeverisë bullgare në korrik të vitit 2018.

19 anëtarët e Eurozonës, bashkë me Komisionin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane dhe Danimarkën mbajnë çelësin për anëtarësimin e Bullgarisë në ERM2, theksoi zoti Goranov. Në se Banka Qendrore Evropiane e  ripohon mundësinë të vendosë një bashkëpunim të ngushtë në mbikëqyrjen bankare, por nga ana e partnerëve të Eurozonës marrim një përkrahje më të dobët, atëherë ne do të diskutojmë edhe një herë të bëjmë apo jo këtë hap.

Eva MajdellNë se hyn në Dhomën e Pritjes të Eurozonës, Bullgaria duhet të qëndrojë aty të paktën dy vjet, sepse: “Ky është afati minimal në të cilin secili nga vendet anëtare të Eurozonës ka mbetur në Dhomën e Pritjes” – theksoi në një intervistë për Radio Bullgarinë euro deputetja Eva Majdell.

“Në se qëndrimi më i gjatë aty do të ndikojë mirë varet nga ambiciet e shtetit dhe shtetasve të tij, si dhe nga plotësimi i kritereve. Është një gjë normale, që pas periudhës dyvjeçare të ketë edhe një vit tjetër, në të cilin proceset të fillojnë të afirmohen, domethënë para pranimit definitiv të euros.”

Aderimi i Bullgarisë me valutën e përbashkët evropiane do të sjellë shumë dobi, ndër të cilat zonja Majdell tregoi aksesin e Bullgarisë në Mekanizmin Evropian për Stabilitet i cili do të garantojë sigurinë e kursimeve të bullgarëve.

Përsa u përket shqetësimeve lidhur me rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve kryesore pas vënies në qarkullim të euros, ministri i financave Vlladisllav Goranov komentoi, se një tip i tillë i rritjes së çmimeve mund të frenohet dhe ka shumë mekanizma, të cilat lejojnë minimizimin e rreziqeve të ngjashme. Zëvendës kryetari i Komisionit Evropian Valldis Dombrovskis tha, se Komisioni Evropian përkrah përpjekjet e Bullgarisë të bëhet pjesë e mekanizmit valutor, ndërsa më vonë të pranojë valutën e përbashkët evropiane. Ai vlerësoi lartë vullnetin dhe rezultatet, të cilat qeveria arrin në luftimin e larjes së parave dhe në fushën e mbikëqyrjes financiare. Në fjalimin e vet në kohën e diskutimit ai gjithashtu e vuri theksin mbi problemin me çmimet në rritje. Sipas tij, është i përhapur gjerësisht mendimi, se vënia e euros në qarkullim provokon rritjen e çmimeve. Mirëpo, në se i shikojmë pesë vendet e fundit të cilat u aderuan në zonën evropiane – Lituania, Letonia, Estonia, Sllovakia dhe Malta, do të konstatojmë, se inflacioni mujor në to është shumë i kufizuar me nivele nga 0.2 deri në 0.6 për qind.

Sot tema për rrugën e Bullgarisë drejt euros dhe efektet mbi ekonominë bullgare është në qendrën e vëmendjes së takimit tradicional vjetor i biznesit me qeverinë, në të cilin mik special është zëvendës kryetari i Komisionit Evropian Valldis Dombrovskis.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD
Nënshkrimi i kontratës ndërmjet Dioqezës së Slivenit dhe kompanisë ''Electra Trans Global'' Sh.A. për terrenin në të cilin do të ndërtohet kompleksi në shkallë të gjerë

Një kompleks riparimi avionësh në shkallë të gjerë me 1500 vende pune do të ndërtohet në Burgas

Një nga kompanitë më të mëdha të riparimit të avionëve në aviacionin civil ka zgjedhur Burgasin për një investim në shkallë të gjerë në riparimin dhe mirëmbajtjen e avionëve, njoftoi Bashkia e Burgasit. Në 74 hektarë në zonën e Aeroportit të Burgasit,..

botuar më 25-02-15 12.09.MD

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD