Bota përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Greqia
Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë nga ana e Parlamentit në Greqi u përshëndet nga e gjithë bota. Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk i përshëndeti kryeministrat Tsipras dhe Zaev me fjalët “Bravo!”... Misioni i pamundur është zbatuar!” Drejtori i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenber e quajti aktivitetin “një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë regjionit”. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres komentoi se ratifikimi i Marrëveshjes nga Greqia është një hap i cili do ta ndihmojë inkurajimin e përpjekjeve për pajtim edhe jashtë Evropës. Grupet e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve dhe të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian nominuan kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë për mbajtës të Çmimit Nobel për Paqe.
Republika Serbe ka në plan ta ndërrojë emrin e vet
Partia e Veprimit Demokratik në Republikën Serbe bëri të ditur se ka në plan që nëpërmjet përfaqësuesve të vet në institucionet shtetërore të iniciojë rishikim të kushtetutshmërisë së emrit të Republikës në kuadrin e Bosnjës e Hercegovinës. Sipas partisë, emri “Republika Srpska” përdoret për diskriminim dhe përjashtim të dy popujve të tjerë konstitucionalë në Bosnjë e Hercegovinë – boshnjakët dhe kroatët. Partia mendon se në një bashkësi multietnike lidhja e emrit vetëm me një komb është në kundërshtim jo vetëm të Kushtetutës së Bosnjës e Hercegovinës, por edhe të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Serbia humb milionë nga taksat doganore të Kosovës
Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve Rasim Ljaiç deklaroi se në qoftë se Prishtina nuk i anulon së shpejti taksat doganore prej 100% për importin e mallrave nga Serbia, dëmet për vendin e tij do të jenë mbi 66.2 mln euro. Përveç kësaj dëmet do të jenë afatgjata, sepse “lojtarët e tjerë” do ta zëvendësojnë Serbinë në tregun e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje Prishtinës për t’i anuluar taksat, por është vështirë të parashikohet se çfarë do të bëjnë autoritetet e Kosovës.
NATO-ja fillon të ndërtojë avio-bazë të vet në Shqipëri
NATO-ja fillon zyrtarisht punë në Kuçovë të Shqipërisë për ndërtimin e bazës së vet të parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Tiranë. Baza e tanishme ajrore Kuçova ka karakteristika unikale, ndërsa pista e tanishme ka një gjendje shumë të mirë gjeografike. NATO-ja do të investojë mbi 50 mln euro në fazën e parë të modernizimit.
Po rritet numri i turqve, të cilët kërkojnë strehim në Gjermani
Numri i kërkesave për strehim, të depozituara nga shtetasit turq në Gjermani, është rritur deri në 10 655 gjatë vitit 2018, që është një rritje me rreth 25 për qind në krahasim me 2017-ën, bëri të ditur “Deutsche Welle”. Ndërkaq, sipas të dhënave të qeverisë gjermane gjatë vitit 2018 janë paraqitur gjithsej 185 853 kërkesa për strehim, gjë që përbën ulje prej 16 për qind kundrejt vitit 2017. Ulja i detyrohet kontrollit më të rreptë kufitar , por edhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si ajo me Turqinë për kufizimin e rrymave të refugjatëve në Bashkimin Evropian.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..