“Bashkë kundër dhunës në shkollë” është iniciativa e parë e madhe në programin e ri 5 vjeçar për bashkëpunim / 2018-2022/ midis Fondit të Fëmijëve të OKB-së dhe qeverisë bullgare, më konkretisht midis Ministrisë së Shkencës dhe Kulturës. Përfaqësuesja e UNICEF-it për Bullgarinë për këtë periudhë është doktoresha Xhejn Muita, e cila është nga Kenia, master i pediatrisë nga Universiteti në Najrobi dhe mbi shëndetin publik nga universiteti “Xhons Hopkins” në Shtetet e Bashkuara.
“Problemi për dhunën kundër fëmijëve është shumë i rëndë, më në veçanti sa i përket abuzimit seksual, thotë doktoresha Xhejn Muita në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Të gjitha studimet e bëra nëpër botë, tregojnë se kjo shumë shpesh ndodh brenda në familje, mund të shkaktohet nga ndonjë i afërt i familjes ose nga ndokush, i cili është i lidhur ngushtë nga ana emocionale me fëmijën. Dhe në këto raste dhuna zakonisht mbetet e fshehur. Në kohën e sotme një problem edhe më i madh është se kjo mund të ndodhë online dhe shumë prindër nuk e kuptojnë se çfarë përjeton fëmija e tyre. Në 30 vende, për të cilat kemi të dhëna, vetëm 1 % nga fëmijët njoftojnë për dhunë të përjetuar seksuale. Dhe kur ka kaq pak informatë, është vështirë të përballojnë problemi. Prandaj ne nga UNICEFI fusim përpjekje në arsimimin e medieve, të policisë, të zyrave sociale dhe shëndetësore, kështu që, që të gjithë të jenë shumë mirë të informuar mbi temën.”
Doktoresha Muita nënvizon rëndësinë vendimtare të pasqyrimit etik të medieve të dhunës së kryer dhe të zbuluar. Reportazhi nuk duhet ta plagosë më tej fëmijën, edhe tanimë të rritur. Gjatë një pasqyrimi të drejt të problemit në mediet, më shumë fëmijë dhe bile më shumë gra do të gjejnë guxim të dalin dhe të flasin për këtë. Po kështu jo vetëm që duhet të informojmë shoqërinë, por dhe të mundohemi të ndihmojmë, të sinjalizojmë në linjën telefonike për ndihmë të viktimave të dhunës, e cila në Bullgari është shpalosur nga shoqata “Animus”. Pasi informojmë , duke ruajtur anonimitet , fëmija duhet të drejtohet drejt zyrës për ndihmë. Dhe kështu i raportuar njëherë, rasti të ndiqet deri në ndërprerjen e dhunës. Për ndryshe nuk do të ketë kuptim të informohet!, është kategorike doktoresha Xhejn Muita:
“Dhuna kundër fëmijëve është problem, i cili haset në të gjitha shtetet – dhe ato të zhvilluara dhe ato të cilat po zhvillohen. Këtë mund ta përjetojë çdo një fëmije! Dhe prapë së prapë, cilët prej tyre janë më të pambrojtur? Fillimisht këta janë fëmijë me të meta fizike ose vështirësi intelektuale, sepse janë të pambrojtur. Pas kësaj janë fëmijët, të cilët nuk marrin një kujdes të mirë prindëror gjatë gjithë kohës, për shembull të cilët janë të lënë vetëm ose te ndonjë njeriu tjetër, sepse nëna është shumë e zënë me punë. Kjo mund të ndodhë dhe me fëmijët, të cilët rriten në institucione të specializuara. Bile dhe fëmijët në qendrat e vogla të tipit familjar duhet të vërehen vazhdimisht dhe me shumë vëmendje. Ajo për të cilën ne apelojmë është që çdo një prej nesh të ketë qëndrimin e vet aktiv. Sepse për ndryshe shumë lehtë mund të shpëtojmë shenjat për dhunën ndaj fëmijëve”– thotë doktoresha Muita.
“Punoj në UNICEF prej 20 vjetëve – tregon ajo. Shkaku të bashkohem ndaj organizatës, duke punuar si pediatre në vendin tim të lindjes Kenia është se, me çdo një veprim kundrejt fëmijëve, ndërtojmë të ardhmen tonë - sa i përket shëndetësisë, arsimit, mbrojtjes. Iniciativat e organizatës sonë i përkrahin institucionet shtetërore në përpjekjet e tyre të funksionojnë më mirë në dobi të fëmijëve. Sepse çdo një fëmijë ka të drejta, por ato jo gjithmonë respektohen realisht, bile në shtetet e zhvilluara si shteti Juaj.
Në Bullgari jam prej disa muajve. Jam shumë krenare se bashkë me ekipin tim filluam një fushatë kundër dhunës ndaj fëmijëve! Zgjodhëm të fokusohemi mbi dhunën në shkollë. Në etapën e parë do të bisedojmë me të rinj në moshën midis 19-24 vjeç për fëmijërinë e tyre. Mbi bazën e informacionit të grumbulluar do të mund të përcaktojmë veprime konkrete. Shpresoj që të marrim një përkrahje shoqërore, përfshi dhe financiare, të ndryshojmë qëndrimin dhe të ndihmojmë punën e institucioneve, kështu që të arrijmë pakësimin e dhunës dhe një jetë më të mirë për fëmijët në Bullgari. Ky është angazhimi im si përfaqësuese e UNICEF-it këtu.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES dhe aej-bulgaria.org
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..