Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fjalimet e politikanëve me rastin e Vitit të Ri – më të ngarkuara me pritje paraelektorale, sesa me premtime

Kryeministri Borisov dhe Presidenti Radev – dy këndvështrime krejtësisht të ndryshme ndaj ngjarjeve të vitit të kaluar. Foto: BGNES

Fjalimet e politikanëve në Bullgari zakonisht janë ngarkuar me mesazhe, të cilat t’u frymëzojnë qytetarëve më shumë optimizëm. Mirëpo, këtë herë ato ishin disi të ndryshme.

Presidenti Rumen Radev e vuri theksin tek anët negative të realitetit gjatë vitit 2018, Kryeministri Bojko Borisov – tek ato pozitive, ndërsa liderja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP) Kornelia Ninova, bëri urime për ndërrimin e statukuos.

Sipas Presidentit Rumen Radev, 2018-ta ishte viti i skandaleve të korrupsionit, i erozionit të të drejtave demokratike dhe të institucioneve, problemet nuk zgjidheshin, por shtyheshin, ndërsa sprapsja nga ligji dhe drejtësia para arbitraritetit po vazhdon. Këto fjalë të rënda janë një kritikë e ashpër ndaj udhëheqjes së koalicionit të GERB-it dhe të “Patriotëve të Bashkuar”, ndërsa sipas Kreut të Shtetit që të dalim nga situata e keqe duhet t’i bashkojmë përpjekjet tona në emrin e drejtësisë, ligjshmërisë, sovranitetit dhe të ardhmes së ndritshme. Liderja socialiste Kornelia Ninova nga ana e vet bëri urime që 2019-ta të jetë një vit i vendimeve dhe i veprimeve të guximshme, vit ky i cili të na sjellë një ndryshim pozitiv. Nënkuptohet se edhe Kreu i Shtetit, edhe partia më e madhe opozitare në Bullgari janë për ndryshim radikal politik nëpërmjet ndërrimit të udhëheqjes. Për këtë vit janë parashikuar zgjedhje evropiane dhe vendore, por jo edhe zgjedhje të rregullta parlamentare kombëtare. 

Lideri i partisë nacionaliste “Ataka” Volen Siderov deklaroi se gjatë 2019-ës “do të varet nga ne nëse Bulgaria të vazhdojë të shpopullohet , duke u shndërruar në një territor pa popullsi, ose situata do të ndryshojë”. Fjalimi kombëtar i nacionalistit u përqendrua kryesisht te gjendja ndërkombëtare, ku ai pret “ndryshim në botë, në Evropë dhe te ne...” Siç duket aktualisht vëmendja e tij është përqendruar te zgjedhjet e pritura evropiane. Lidhur me këto zgjedhje po vëzhgohen kundërshtime mes partive të “Patriotëve të Bashkuar”. Lideri i “Ataka” do që ta kryesojë listën e koalicionit për zgjedhjet evropiane, por partnerët e tij nga VMRO-ja dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë (NFSB) – Krasimir Karakaçanov dhe Valeri Simeonov, janë të një mendimi tjetër. Para dy muajsh Siderov parashikoi se në qoftë se në zgjedhjet evropiane GERB dhe Patriotët e Bashkuar nuk arrijnë një rezultat më të lartë nga BSP dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS), në Bullgari do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

DPS është forcë opozitare, por përmbahet për ta kritikuar qeverisjen. Duke theksuar se viti 2019 do t’i sjellë Bullgarisë sfida të reja dhe mundësi të reja, lideri i lëvizjes Mustafa Karadajë drejtoi urime që “së basku t’i bëjmë ato ndryshime, të cilat do ta ndërtojnë rrugën më të mirë para Atdheut tonë”. Ky ton më i ndryshëm nuk është shenjë pasiviteti, por e monitorimit të kujdesshëm të politikës së brendshme, me qëllim rikthimin e pozitave të dikurshme të DPS-së, si balancues në jetën politike të Bullgarisë.

I “sulmuar” nga Presidenti, nga një pjesë e opozitës dhe madje pjesërisht nga partneri i vogël i koalicionit në qeverisje, Kryeministri Bojko Borisov ishte më i matur dhe më optimist në mesazhin e vet me rastin e Vitit të Ri. Në plan të jashtëm ai konstatoi pjesëmarrje aktive në debatet e BE-së për migracionin, për bashkimin e Ballkanit Perëndimor ndaj BE-së dhe për Brexitin, ndërsa në plan të brendshëm – një buxhet rekord me rritje të PBB-së, të pensioneve dhe të pagave, rritje kjo e cila do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ri. Siç duket këta do të jenë theksave edhe në fushatën paraelektorale të partisë në pushtet GERB gjatë muajve në vijim.

Dallimet në mesazhet me rastin e Viti të Ri të politikanëve i kemi dëgjuar edhe më parë, por rikujtimi i tyre mu në festat e fundvitit është shenjë e qartë e rritjes së pasioneve paraelektroale lidhur me zgjedhjet e pritura gjatë 2019-ës. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD