Motoja e kryeqytetit të Sofjes është “Rritet, por nuk plaket”. Në qoftë se i hedhim një shikim buxhetit të bashkisë, të planifikuar për vitin 2019, do ta zgjatim këtë moto me fjalët “rritet, por nuk plaket, por edhe pasurohet”.
Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova u kritikua shumë kohët e fundit nga sofjanasit për shkak të remonteve të këqija në vetë qendrën e kryeqytetit, por siç duket ajo shpreson që të marrë miratimin e kryeqytetasve me buxhetin rekord për Sofjen gjatë vitit 2019. Sivjet do të zhvillohen gjithashtu dy zgjedhje – për Parlament Evropian dhe zgjedhje bashkiake. Në këtë lidhje disa prej vëzhguesve e shpallën projektbuxhetin e ri të qytetit një trillim parazgjedhor nga ana e Fandëkovës.
Pavarësisht nëse kjo vërtetë është kështu, ose thjeshtë bëhet fjalë për spekulime, nuk mund të refuzohet fakti se gjatë 2019-ës Sofja ka në plan të mbledhë dhe të harxhojë 818 mln euro kundrejt 731 milionëve për vitin 2018, gjë që do të thotë rritje prej 11 për qind. Ky është buxheti më i madh në historinë bashkëkohore të qytetit. Që të bëjmë një krahasim duhet të themi se buxheti i qytetit të dytë për nga madhësia në Bullgari, Plovdiv, është rreth 190 mln euro.
Është me rëndësi të saktësohet se kjo rritje nuk do të arrihet me rritje të tatimeve, përveç atyre të veturave të vjetra, të cilën Parlamenti e miratoi dhe e aplikoi për tërë vendin. Një pjesë e konsiderueshme e mjeteve livrohen në kuadrin e programeve operative evropiane – 166 mln euro.
Më shumë mjete do të harxhohen për investime në infrastrukturë – 282 mln euro. 156 mln prej këtyre investimeve do të shfrytëzohen në ndërtimin e vijës së tretë të metrosë së Sofjes.
Kryeqyteti duket një qytet që prosperon, por njerëzit nga provinca na rikujtojnë se Bullgaria nuk është vetëm Sofja dhe se regjionet e tjera, me disa përjashtime të vogla, janë të prapambetura dhe të varfra. Ekspertët e ripohojnë këtë me ndihmën e fakteve dhe shifrave. Kështu për shembull paga mesatare në vend është rreth 600 euro, derisa në Sofje është mbi 700 euro. Papunësia në nivel kombëtar është pak nën 6 për qind, ndërsa në Sofje mungon krah pune. Sofja prodhon mbi 40 për qind të PBB-së së Bullgarisë dhe në kryeqytet banojnë afro 2 mln veta prej gjithsej 7 mln bullgarëve.
E gjithë kjo do të thotë se Sofja është jo vetëm qendra administrative, politike dhe kulturore e Bullgarisë, por edhe qyteti më i fortë në drejtim ekonomik. Kjo do të thotë gjithashtu se këtu jo vetëm prodhohet shumë, por edhe konsumohet më shumë, sesa në provincë. Nuk është e rastit se të huajit që vijnë shpeshherë në qytet, nuk harrojnë të shënojnë se çdo herë kur e vizitojnë Sofjen shohin ndryshime të konsiderueshme në pamjen e qytetit dhe gjithnjë e më shumë kryeqytetas të pasur.
E gjithë kjo shihet edhe në buxhetin e qytetit dhe në planet për harxhimin e parave të bashkisë për vitin 2019. Një prej prioriteteve kryesore të bashkisë është zgjidhja e problemeve ekologjike në Sofje, sepse banorët e saj vuajnë nga ndotja e ajrit me grimca të vogla pluhuri dhe nga smogu në disa ditë të veçanta dimërore. Prandaj në planin financiar të bashkisë janë parashikuar mjete në ndihmë të familjeve, të cilat përdorin për ngrohje dhe nevoja shtëpiake qymyre, ose drurë. Ata do të ndihmohen që të fillojnë të përdorin pelete. Transporti urban do të marrë autobusë që lëvizin me gaz dhe rrymë elektrike, do të dërgohen tramvaje dhe trolejbusë të rinj. Do të rimëkëmben dhe përmirësohen gjithahstu një sërë parqesh dhe kopshtesh. Në Sofje do të ndërtohet dhe një akuapark. E gjithë kjo me idenë që sofjanasit të jetojnë me kushte më të mira. Me këtë qëllim do të meremetohen gjithashtu rrugët dhe bulevardet kryesore, të cilat ta bëjnë qytetin më të këndshëm, ndërsa lëvizja të jetë më e lehtë dhe më e rehatshme. Viti i kaluar 2018 nuk arriti të na japë një shembull të mirë në këtë drejtim dhe remontet e mbaruara, si dhe ato ende të pambaruara shkaktuan shumë kritika dhe pakënaqësi te kryeqytetasit dhe vizituesit e qytetit. Pakënaqësia ishte kaq e madhe se një prej zëvendësve të kryetares së Bashkisë së Sofjes u detyrua të japë dorëheqje, ndërsa Kryebashkiakja Fandëkova premtoi një kontroll më të rreptë mbi remontet dhe kërkesa të larta sa i përket cilësisë së materialeve. Nëse këto mësime janë mësuar nga bashkiakët, kjo do të shihet që këtë vit në zgjedhje.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..