E përmbushim natën e Vitit të Ri me premtime të ndryshojmë jetën tonë, por, me hapjen e faqes së re në kalendar nuk vjen fillimi i ri kaq i pritur. Dhe në vend që njëherë e përgjithmonë të heqim dorë nga ushqimet e dëmshme, të ndërpresim pirjen e duhanit, të fillojmë të lexojmë libra, të gjejmë një punë të re, të nisemi në ndonjë ekskursion ekzotik, e vazhdojmë jetën si deri tani, duke tërhequr pas vetes veset tona të këqija, dembellëkun ose pakënaqësinë.
Del se çdo një premtim i katërt i dhënë në prag të Vitit të Ri, dështon akoma gjatë dy javëve të para, një pjesë e madhe nga idetë e mira kalojnë në urime të mira deri më 6 muaj dhe vetëm 8% nga qëllimet e shënuara realizohen. Por, që të gjithë ne mund të ndryshojmë këtë statistikë jo shumë inkurajuese të ëndrrave të dështuara. Kouç-specialistja Dobrosllava Mirçeva zbuloi sesi t'u shmangemi grackave tradicionale, që t'u japim shans premtimeve të Vitit të Ri:
“Shkaku të mos të kemi sukses është se premtimet të cilat ia japim vetes në pjesën më të madhe të rasteve, nuk dallohen shumë nga kësmetet, të cilat janë të futura në byrekun e Vitit të Ri. Të mos pi më shumë cigare, të filloj një dietë, të gjej një punë të re – të gjitha këto janë gjithë gjëra të mira, por a jeni të entuziazmuar me të vërtetë, kur ia uroni vetes?”
Në fakt të largohemi nga vesi i keq dhe të mund të arrijmë qëllimin të cilin ia kemi vënë vetes është një proces mjaft i vështirë, sepse na mungon një motivacion për ndryshim. Motivacioni mungues shoqërohet dhe me dembellëkun, por dhe shpesh përqendrohemi mbi gjërat, të cilat nuk i duam dhe në një rast të tillë na është mjaft vështirë të tregojmë vullnet. Por, gjithsesi nuk është e pamundur që të kthejmë urimet tona me rastin e Vitit të Ri në zgjidhje të vendimeve, vetëm duke ndjekur këta katër hapa.
“Shumë komponentë ndihmojnë kryerjen e një vendimi – sqaron Dobrosllava Mirçeva. Në fillim fare është krijimi i një vizioni të qartë për këtë sesi do të transformohet jeta jonë pasi e arrijmë qëllimin tonë. Pas kësaj vjen sqarimi i shkaqeve të vërteta për ndryshimin e dëshiruar. Me rëndësi të dorës së parë po kështu është të kemi një kontakt të përditshëm me qëllimin, me atë pamje pozitive, të cilën e kemi krijuar në vetëdijen tonë, duke e mbështetur njëkohësisht me hapa të vegjël. Dhe në fund vjen formimi i shprehive të reja dhe rritja e standardeve në fushën përkatëse. Po të marrim si shembull betimin tipik për fillimin e dietës nga 1 janari dhe e transformojmë në një vizion të qartë për veten tonë si një njeri me një ecje të lehtë, me rroba të bukura dhe e transformojmë këtë me një motivacion dhe shkak personal – do të doja të jem më i bindur në komunikim, të kem një kontroll më të madh mbi veten time e kështu me radhë, dëshira do të fitojë një formë më të qartë dhe tërheqëse.”
Vënia e një afati përfundimtar për kryerjen e qëllimit të vënë po kështu është një pjesë nga suksesi, si dhe nga vetë njohja, shton Dobrosllava Mirçeva.
“Ndryshimi në fakt është si planifikimi i një udhëtimi të gjatë dhe nuk ka sesi ta arrijmë destinacionin e dëshiruar pa ditur nga ku nisemi dhe me çfarë do të lëvizim - vazhdon ajo. - Njohja e vetvetes është hapi i parë, që të mund të kuptojmë se çfarë na lëviz, përse kemi vendosur se pikërisht në këtë fushë duam që të bëjmë një hap përpara. Njohja e vetvetes po kështu na ndihmon të zbulojmë burimet e motivacionit dhe të forcës brenda në veten tonë, të cilat na përmbushin me një vështrim ndaj qëllimit, pavarësisht nga kjo se çfarë do të na ndodhë në rrugë. Që të mund të mbështetemi te motivacioni ynë kur të vijnë momentet e vështira dhe të dimë sesi të mobilizojmë energjinë tonë – dhe sikur të kemi bërë gabim, të mund ta evitojmë me ndihmën e forcës sonë të brendshme.”
Dita e parë e Vitit të Ri është vetëm një datë, e ngarkuar me simbolikën e fillimit të ri, por ne çdo ditë duhet të ngrihemi si më 1 janar – me idenë se çfarë gjëje të vogël mund të bëj sot, që të mund të afrohem edhe me një hap tjetër drejt qëllimit tim, këshillon akoma Dobrosllava Mirçeva. Vetëm në këtë mënyrë do të mundim të realizojmë ndryshimin e dëshiruar – jo atë që sot për nesër, por atë transformimin e qëndrueshëm dhe të vërtetë, i cili të mund të transformojë jetën tonë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Vlladimir Ignatov
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..