Turqia e vendosur të imponojë paqe në lindje të lumit Eufrat në Siri
Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se Turqia dëshiron të sjellë paqe në rajonin në lindje të lumit Eufrat, i cili po ndodhet nën kontrollin e Forcave kurde për Mbrojtjen e Popullit (YPG). Me këtë deklaratë të vet Presidenti pohoi paralajmërimin e bërë një javë më parë se brenda disa ditëve Turqia do të fillojë operacion ushtarak në rajonin sirian. Që atëherë Pentagoni deklaroi në lidhje me këtë kërcënim, se të gjitha veprimet e njëanshme të Turqisë në Sirinë Veriore konsiderohen si “të papranueshme” dhe zgjojnë “shqetësim serioz”.
Parlamenti në Prishtinë miratoi themelimin e ushtrisë së Kosovës, Beogradi proteston
Të premten Kosova miratoi pakon ligjore për themelimin e ushtrisë së vet dhe kjo provokoi tension të ri mes Prishtinës dhe Beogradit. Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç komentoi se vendimi nuk kontribuon për stabilitetin e regjionit. Beogradi kërkoi thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së për këtë çështje, kurse Presidenti Aleksandër Vuçiç shpalli se personalisht do të marrë pjesë në të, për t’u rrëfyer atyre, të cilët kërkonin një zgjidhje kompromise, sa shumë përpjekje ka bërë Serbia për arritjen e kompromisit dhe sa shumë pala tjetër nuk e ka dëshiruar këtë kompromis. Sipas Vuçiçit me veprimet e tyre të fundit qeveritarët në Prishtinë mbyllën derën për negociata.
Kosova do të prezantohet në CEFTA me emrin e vet, pa akronimin UNMIK
Duke iu referuar letrës së përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Federica Mogherini, të dërguar Kryeministrit Ramush Haradinaj mediat në Prishtinë pohojnë se Kosova do të marrë pjesë në seancat e CEFTA-së me emrin e vet, jo siç deri tani – me akronimin UNMIK. Në këmbim të kësaj pritet se autoritetet në Prishtinë “si shenjë e vullnetit të mirë” do të heqin dorë nga taksat 100% për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina të cilat janë në fuqi që nga data 21 nëntori.
Protestat e studentëve në Shqipëri po vazhdojnë
Studentët e universiteteve shtetërore shqiptare dolën më 15 dhjetor në rrugët e Tiranës për të 12-ën herë, duke këmbëngulur për bisedime me qeverinë mbi tetë kërkesat e tyre. Këtë herë kishte më pak studentë protestues, por u përfshinë edhe qytetarë të zakonshëm. Protesta e studentëve filloi më 4 dhjetor dhe në fillim ishte kundër pagimit të provimeve të mbartura, por më vonë kërkesat e tyre u bënë më shumë, të hartuara në një listë prej 8 pikash, ndër të cilave është kërkesa për përgjysmimin e tarifave studentore.
Mijëra pensionistë protestuan në Athinë
Gjatë uikendit mijëra pensionistë protestuan në Athinë duke i bërë thirrje qeverisë “për t’i kthyer pensionet e vjedhura”. Pakënaqësia është shkaktuar nga fakti se pensionet e tyre janë kufizuar me 40 për qind që nga fillimi i krizës në vitin 2009. Qeveria premtoi se do ta ndalojë pakësimin e pensioneve, por pensionistët janë kategorikë se nuk do pranojnë “mëshirë.”
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Vesella Mançeva
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të banorëve të qytetit, do të jetë gati për natën e Krishtlindjeve dhe do të qëndrojë atje deri më 7 janar..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..