Kohët e fundit jeta e shoferëve bullgarë bëhet më e vështirë dhe plot me “kthesa” të rrezikshme. Taksat për veturat e vjetra u bënë më të larta (duke pasur parasysh se të vjetra janë 75% prej 3 milionë automjeteve në Bullgari). Pastaj në mënyrë të tërthortë u rrit dhe çmimi i sigurimit të detyrueshëm TPL me implementimin e sistemit “bonus-malus” (ata që shkaktojmë më shpesh aksidente rrugore dhe nuk respektojnë rregullat e qarkullimit paguajnë më shumë). Sistemi do të fillojë të punojë rregullisht pas disa vitesh, por akoma tani shoferët duhet të mendojnë mirë para se të ngasin veturat e tyre në mënyrë të pavëmendshme. Sepse më vonë mungesa e vëmendjes do t’u kushtojë shtrenjtë.
Taksistët nga ana e tyre ankohen se tarifat e miratuara nga bashkia e Kryeqytetit për transportimin e udhëtarëve gjatë ditës dhe gjatë natës nuk janë të mjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre, dhe kjo është për shkak të çmimeve të larta të karburanteve.
Këtu duhet përmendur paketën “Mobilitet 1” të miratuar në BE, të njohur si paketa “Makron”. Shtetet si Franca dhe Gjermania, të shqetësuara nga konkurrenca e firmave nga vendet ku shpenzimet transportuese janë më të ulëta, lancuan statusin e “punëtorit me shërbim”. Dieta e tij duhet t’u përgjigjet standardeve të jetesës në shtetet, ku ndodhet shoferi gjatë kohës së transportimit të mallrave. Teksti i pranuar nda deputetët evropianë parashikon se pushimin e vet javor shoferët nuk mund ta kalojnë brenda kabinës së automjetit dhe të paktën një herë në katër javë ata duhet të kthehen në shtetin, ku ndodhet selia e firmës përkatëse. Autorët e kësaj pakete pretendojnë se ajo është sociale dhe i mbon interesat dhe të drejtat e shoferëve në të gjitha vendet evropiane, por në fakt zbatimi i saj në Bullgari është i pamundshëm dhe i vendos kompanitë bullgare të sektorit në situatë, në të cilën ato humbin konkurrueshmëri. Dhe më në fund del se është në favor vetëm të kompanive më të mëdha evropiane, të cilat janë mjaft të pasura për t’i përmbushur kërkesat e saj. Firmat bullgare, që disponojnë 1-2 kamionë nuk mund të punojnë në këto kushte dhe me siguri paketa “Mobilitet” nuk i respekton parimet e tregut të lirë.
Përndryshe bullgarët duan shumë të udhëtojnë dhe të drejtojnë automjetet e tyre – edhe në Bullgari, edhe jashtë shtetit. Ka shumë adhurues të shpejtësisë së lartë në rrugët tona të vjetra, të cilat nuk janë në gjendje të mirë. Kjo e shton rrezikun e aksidenteve rrugore dhe për nga numri i aksidenteve dhe i vdekurve në rrugë Bullgaria është në vend të parë në Evropë. Po të kishte klasifikim të rrugëve në gjendje të keqe, me siguri Bullgaria do të ishte në një nga vendet e para, pasi vetë autoritetet pohuan se 25% e rrjetit rrugor të republikës në fakt nuk janë në gjendje të përshtatshme për udhëtim me makina, kamionë, apo autobusë.
Për këtë arsye shumë shoferë dolën në rrugët bullgare për të protestuar, duke mbrojtur të drejtat e tyre. Por në sfondin e protestave të shumta kohët e fundit pakënaqësia e tyre nuk bëri përshtypje të madhe. Tani për tani qeveritarët janë vendosur të mbrojnë të drejtat e kompanive bullgare të transportimit, por suksesi i tyre kundër paketës “Makron” nuk është i sigurt dhe ato shpresojnë se do të arrijnë vetëm “derogim”, d.m.th. – shtyrjen për një kohë të caktuar të aplikimit të dispozitave të kësaj pakete. Për këtë arsye shoferët bullgarë planifikojnë protesta me kamionët e tyre në Bruksel. Dhe ata presin nga ana e shtetit mirëkuptim dhe masa konkrete në përkrahje të interesave të tyre, sepse sipas tyre tërë sektori i transportimit në Bullgari është në rrezik dhe kjo do të ndikojë keq ekonominë kombëtare.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..