Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Imazhi i Apostullit të Lirisë Vasill Levski vazhdon të na befasojë dhe të na emocionojë

Zbulimi i bërë nga kujdestari i muzeut të qytetit Karllovo para disa ditësh provokoi një sensacion të vërtetë tek ne të lidhur me jetën dhe veprimtarinë e revolucionarit të madh dhe luftëtar për Çlirimin e Bullgarisë Vasill Levski. Emri i shkencëtarit është Viktor Kombov, i cili gjatë udhëtimit të tij me shërbim në Stamboll në Arkivin shtetëror zbuloi një fotografi të Apostullit të Lirisë të panjohur deri tani për shkencën bullgare. Supozohet se pikërisht kjo është fotografia, me të cilën është kërkuar Vasill Levdki në Perandorinë Osmane.

Provë për këtë, sipas specialistëve, është përshkrimi i Apostullit në shpinën e fotografisë në gjuhën osmano-turke. Përveç se është nga qyteti Karllovo aty janë përmendur tiparet e tij dalluese: “burrë me shtat mesatar, me mustaqe ngjyrë kafe të çelët, faqekuq dhe kur flet një nga dhëmbët e tij del pak jashtë,  ngre pak buzën dhe sytë e tij janë të mëdhenj dhe laroshë”. Bashkë me fotografinë atje janë gjetur dokumente të tjera me vlerë, të shkruara gjithashtu në gjuhën osno-turke. “Ato akoma përkthehen, por me siguri përmbajnë informacion të rëndësishëm për Apostullin dhe organizatën e tij revolucionare" – sqaron studiuesi Viktor Kombov.

Mendojmë se ky fotografi është origjinali prej të cilit më vonë është bërë fragmenti i quajtur “portret në elipsë” – shpjegon Dora Çausheva, drejtohesha e Muzeut kombëtar “Vasill Levski” në qytetin e Karllovos dhe vazhdon: “Ndoshta fotografia është bërë pas Mbledhjes së përgjithshme të zhvilluar në Bukuresht nga 29 prill deri më 5 maj 1872, por mbase para vdekjes së tij Vasill Levski nuk ka marrë kopje prej saj. Sesi fotoja ka kaluar në duart e autoriteteve osmane, vetëm mund të hamendësojmë . Sipas meje kjo është bërë me anë të rrjetit të agjenturës turke në Vllahi dhe me siguri atëherë studiot fotografike nuk kanë qenë aq të shumta. Këtu është kombinuar vizioni, portreti fotografik i Vasill Levskit me përshkrimin me fjalë – atë përshkrim, të cilin për herë të parë autoritetet turke e ka marrë nga mësuesi Ivan Furnaxhiev, anëtar i komitetit revolucionar të qytetit Teteven, gjatë kohës së pyetjes së tij më 26 tetor 1872 në Orhanie (sot q. Botevgrad, të Bullgarisë Perëndimore). Kështu policia osmane tashmë ka marrë mjaftë të dhëna për kërkimin e Apostullit të Lirisë.

Ky zbulim pohon tezën e shkencëtarëve se akoma ka dokumente të lidhura me personalitetin e Vasill Levskit, të cilat deri më sot mbeten të panjohura. “Sot mund të themi kategorikisht se puna në arkivat është me rëndësi të madhe dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë – në Turqi dhe jo vetëm atje. Në Bukuresht dhe në Beograd akoma ka gjëra, të cilat nuk i kemi parë dhe nuk i kemi lexuar dhe të cilat me siguri do të na japin mundësi t’i shikojmë rrethanat nga një këndvështrim i ri.”, nënvizon Dora Çausheva.

СнимкаNdihem fatlum dhe gëzohem shumë se pikërisht muzeu ynë e bëri këtë zbulim të rëndësishëm” – tha Viktor Kombov, kujdestari i muzeut në Karllovo: „Fillova punën time në Arkivin osman në Stamboll më 9 tetor sivjet dhe në të njëjtën datë e pashë fotografinë e çmueshëm. Kolegët nga Arkivi osman i kanë sistemuar shumë mirë dokumentet, me të cilat disponojnë dhe njësitë arkivore përdoren lehtësisht – gjë për të cilën i falënderojmë. Historia e këtij zbulimi është interesante. Tek ne vijnë njerëz nga tërë bota dhe shpesh pastaj mbetemi në kontakt me vizituesit, të cilët kanë interes të posaçëm shkencor. Në një nga takimet tona me kolegë nga Turqia ata në thanë se në Arkivin Osman në Stamboll ka shumë informacione dhe dokumente të lidhura me Çlirimin e Bullgarisë. Kështu kuptova se mund të gjej atje diçka të lidhur me Vasill Leskin. E diskutuam këtë mundësi me drejtoreshën e muzeut dhe morëm vendim që të zhvillojmë ekspeditë shkencore në Stamboll. Në katalogun e ofruar nga kolegët e Artivit Osman gjeta njësi kureshtare të arkivit, bashkë me fotografinë e panjohur për shkencën bullgare. Është e vështirë të gjesh një dokument i tillë sepse kur kolegët nuk kanë mjaft informacion nuk mund ta përshkruajnë saktësisht e prandaj jam aq i lumtur për fatin dhe për nderin ta gjej atë. Dhe jam akoma më i lumtur se zbulimi është lidhur me personalitetin e Vasill Levskit – një njeri, i cili meriton admirim, i cili është shembull për të gjithë ne, njeri me mision të qartë dhe fisnik, kushtuar çlirimit të popullit. Dhe në të vërtetë ka bërë gjithçka për arritjen e tij.

Ndershmëria e jashtëzakonshme e Levskit është një tipar tjetër i karakterit të tij. Gjithmonë ka menduar për të gjithë shokët e tij të përkushtuar atdheut si për njerëz të barabartë dhe asnjëherë nuk e ka përdorur përparësinë, të cilën pozita e tij të udhëheqësit revolucionar i ka dhënë – mendon Viktor Kombov. “Idetë e tij janë në të vërtetë të pastra dhe të shenjta. Ka ëndërruar për një “republikë demokratike”, në të cilën të gjithë popujt të jetojnë sipas të njëjtit ligj, në paqe dhe mirëkuptim” – nënvizon shkencëtari i ri.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Arkeologët zbuluan më shumë se 500 monedha të lashta në Filipopollin e vjetër

Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..

botuar më 24-08-19 7.10.PD

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD