Në vitet e socializmit, kur udhëtimet jashtë rajonit të shteteve socialiste ishte një privilegji për një pakicë njerëzish, në Qytezën Studentore në Sofje jo vetëm që dëgjoheshin gjuhët e mbarë botës, por shiheshin edhe tradita të ndryshme. Aty këtu edhe organizoheshin dëfrime me kërcim latin. Me ardhjen e demokracisë situata u ndryshua.
Në diskotekën “Anakonda”, pronari i së cilës kishte mik me prejardhje gjysmë kubane, vendosi të organizojë mbrëmje të paguara latine. Për këtë qëllim ai ftoi Rodollfo Sanoni Gomes, ose thjeshtë Sanoni, nga Ekuadori, i cili jo vetëm që do të bëhej DJ-i i parë por ehe emër legjend ndër maniakët e muzikës latine në Bullgari.
“Për njerëzit, që jetojnë në një vend të huaj, ka dy rregulla kryesore – të respektojnë ligjet dhe traditat e vendit përkatës dhe të prezantojnë më të mirën e kulturës së vet – tregon Sanoni. – Në fillim në dëfrimet latine vinin kryesisht gra, sepse burrat nuk pranoheshin mënyrën e kërcimit. Për mua ishte e çuditshme se këtu burrat dhe gratë kërcenin veçmas. Në Amerikën Latine vallëzojnë në çifte dhe atëherë midis tyre krijohet një energji speciale.”
Në diskotekën “Klub 33” u organizuan mësimet e para të kërcimit latin në Bullgari.
“Kishte një dentist bullgar Teo, i cili zotëronte kërcimin salsa. Ai u pajtua, që një orë para hapjes të japë mësime të kërcimit falas”, tregon Sanoni. DJ-i saktëson, se “Kërcimtarët më të mirë janë nga Amerika Qendrore”. Kujton se në klub kishte tavolina për diplomatët, të cilët e frekuentonin rregullisht diskotekën. Kjo ishte një periudhë, kur në Bullgari ambasada kishin Peru, Meksika, Argjentina, Brazili, Venezuela, Ekuadori, Kolumbia, Uruguai etj. Në atë periudhë diplomatët ishin ata të cilët i siguruan Sanonit muzikën moderne latine. Krahas kësaj vet ai mbante incizime nga Zvicra, ku shpesh udhëtonte.
Një ditë diskotekën e frekuentoi Mihaill Dimov, i cili në vitin 1998 bashkë me Teon krijuan grupin e DJ-ve “Salsa doktorët”. E zgjodhën këtë emër për arsye, se Teo ishte dentist, ndërsa Mihailli ishte i mendimit, se “salsa është mjekësi”.
“Ne jemi si shërues me muzikë dhe kërcim. Kur njerëzit kërcejnë, kur janë me buzë në gaz, plot emocione – kjo është mjekësia.” Vet Mihaill Dimov kujton, se kur në vitin 1995 erdhi në diskotekën “Kllub 33” dhe dëgjoi DJ-in Sanoni “u shastis, sepse muzika zbuloi para meje një univers të ri të panjohur. Ky ishte një përzierje unike nga muzika salsa, merenge, kumbia, sukus afrikan. Në lokal ishte njerëz nga Evropa, Amerika Latine, Afrika. M’u duk se sikur nuk jam në Bullgari. Mësuam të kërcejmë duke parë të tjerët. Atë që ndodhte ishte shumë më afër asaj që ndodh në Amerikën Latine sesa rastis tani. Mirëpo, erdhi kohë dhe kultura u ndryshua, u krijuan shumë shkolla të kërcimit, ku sporti dhe moda u gërshetuan.”
Pyetjes pse vendosi të bëhet DJ me muzikë, e cila dallohet shumë nga kultura jonë, Mihaill iu përgjigj, se për të njerëzit janë dy tipa – disa tërhiqen nga gjërat jo të zakonshme, të tjerët kanë frikë nga e panjohura. Mendon, se vet ai është nga tipi i parë.
“Më pëlqen të mësoj gjuhë të ndryshme muzikore. E mësoj, ashtu siç poligloti mëson gjuhët. Më parë mësoj disa këngë të cilat më pëlqejnë, pas kësaj oreksi vjen me të ngrënë – shpjegon Mihaill. Atij i vjen keq se salsa mbrapsë para regetonit. – Pothuajse nuk mund të dëgjohet salsa e vjetër, të cilën unë e quajt “fshatare”, pra kjo salsa, e cila është afër njerëzve të cilët e mbajnë melodinë në vet veten. Ëndërroj të rikthehet koha e stilit “Buena Vista”, ku shfaqet një respekt ndaj damës. Herët ose vonë kjo do të ndodhë. Sipas meje është çështja e kohës”, shpreh shpresën e vet Mihaill Dimov në vitin kur “Salsa Doktorët” shënojnë përvjetorin e 20-të.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..
Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..