Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Agimi i kërcimit latin në Bullgari dhe “Salsa doktorët”

БНР Новини

Në vitet e socializmit, kur udhëtimet jashtë rajonit të shteteve socialiste ishte një privilegji për një pakicë njerëzish, në Qytezën Studentore në Sofje jo vetëm që dëgjoheshin gjuhët e mbarë botës, por shiheshin edhe tradita të ndryshme. Aty këtu edhe organizoheshin dëfrime me kërcim latin. Me ardhjen e demokracisë situata u ndryshua.

Në diskotekën “Anakonda”, pronari i së cilës kishte mik me prejardhje gjysmë kubane, vendosi të organizojë mbrëmje të paguara latine. Për këtë qëllim ai ftoi Rodollfo Sanoni Gomes, ose thjeshtë Sanoni, nga Ekuadori, i cili jo vetëm që do të bëhej DJ-i i parë por ehe emër legjend ndër maniakët e muzikës latine në Bullgari.

Në pult – DJ SanoniPër njerëzit, që jetojnë në një vend të huaj, ka dy rregulla kryesore – të respektojnë ligjet dhe traditat e vendit përkatës dhe të prezantojnë më të mirën e kulturës së vet – tregon Sanoni. – Në fillim në dëfrimet latine vinin kryesisht gra, sepse burrat nuk pranoheshin mënyrën e kërcimit. Për mua ishte e çuditshme se këtu burrat dhe gratë kërcenin veçmas. Në Amerikën Latine vallëzojnë në çifte dhe atëherë midis tyre krijohet një energji speciale.

1995 në dansing – Migell Rodriges nga Kuba, sot pronar i shkollës së kërcimit latinNë diskotekën “Klub 33” u organizuan mësimet e para të kërcimit latin në Bullgari.

Kishte një dentist bullgar Teo, i cili zotëronte kërcimin salsa. Ai u pajtua, që një orë para hapjes të japë mësime të kërcimit falas”, tregon Sanoni. DJ-i saktëson, se “Kërcimtarët më të mirë janë nga Amerika Qendrore”. Kujton se në klub kishte tavolina për diplomatët, të cilët e frekuentonin rregullisht diskotekën. Kjo ishte një periudhë, kur në Bullgari ambasada kishin Peru, Meksika, Argjentina, Brazili, Venezuela, Ekuadori, Kolumbia, Uruguai etj. Në atë periudhë diplomatët ishin ata të cilët i siguruan Sanonit muzikën moderne latine. Krahas kësaj vet ai mbante incizime nga Zvicra, ku shpesh udhëtonte.

Një ditë diskotekën e frekuentoi Mihaill Dimov, i cili në vitin 1998 bashkë me Teon krijuan grupin e DJ-ve “Salsa doktorët”. E zgjodhën këtë emër për arsye, se Teo ishte dentist, ndërsa Mihailli ishte i mendimit, se “salsa është mjekësi”.

„Doktorët” e parë – Mihaill (në të majtë) dhe Salsa Teo (në të djathtë)

Ne jemi si shërues me muzikë dhe kërcim. Kur njerëzit kërcejnë, kur janë me buzë në gaz, plot emocione – kjo është mjekësia.” Vet Mihaill Dimov kujton, se kur në vitin 1995 erdhi në diskotekën “Kllub 33” dhe dëgjoi DJ-in Sanoni “u shastis, sepse muzika zbuloi para meje një univers të ri të panjohur. Ky ishte një përzierje unike nga muzika salsa, merenge, kumbia, sukus afrikan. Në lokal ishte njerëz nga Evropa, Amerika Latine, Afrika. M’u duk se sikur nuk jam në Bullgari. Mësuam të kërcejmë duke parë të tjerët. Atë që ndodhte ishte shumë më afër asaj që ndodh në Amerikën Latine sesa rastis tani. Mirëpo, erdhi kohë dhe kultura u ndryshua, u krijuan shumë shkolla të kërcimit, ku sporti dhe moda u gërshetuan. 

DJ Mihaill Dimov në klubin „Çervillo”, 2001

Pyetjes pse vendosi të bëhet DJ me muzikë, e cila dallohet shumë nga kultura jonë, Mihaill iu përgjigj, se për të njerëzit janë dy tipa – disa tërhiqen nga gjërat jo të zakonshme, të tjerët kanë frikë nga e panjohura. Mendon, se vet ai është nga tipi i parë.

DJ Mihaill Dimov në pult në klubin „Çervillo”Më pëlqen të mësoj gjuhë të ndryshme muzikore. E mësoj, ashtu siç poligloti mëson gjuhët. Më parë mësoj disa këngë të cilat më pëlqejnë, pas kësaj oreksi vjen me të ngrënë – shpjegon Mihaill. Atij i vjen keq se salsa mbrapsë para regetonit. – Pothuajse nuk mund të dëgjohet salsa e vjetër, të cilën unë e quajt “fshatare”, pra kjo salsa, e cila është afër njerëzve të cilët e mbajnë melodinë në vet veten. Ëndërroj të rikthehet koha e stilit “Buena Vista”, ku shfaqet një respekt ndaj damës. Herët ose vonë kjo do të ndodhë. Sipas meje është çështja e kohës”, shpreh shpresën e vet Mihaill Dimov në vitin kur “Salsa Doktorët” shënojnë përvjetorin e 20-të.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD