Shkup: "Deklarata e Krasimir Karakaçanovit është një arsye e shkëlqyer për armiqësi, kurse ne dëshirojmë miqësi"
Deklarata e zëvendësministrit bullgar Krasimir Karakaçanov është një mundësi e jashtëzakonshme për një kundër-përgjigje të ngjashme dhe krijimin e një rrethi negativ të kufizuar që do të na distancojë nga njëri-tjetri dhe të krijojë armiqësi, sesa miqësi – thuhet në reagimin e Ministrisë maqedonase të punëve të jashtme lidhur me deklaratën e Krasimir Karakaçanovit, në të cilën ai kërcënon Republikën e Maqedonisë me bllokimin e anëtarësisë së saj në BE dhe në NATO, në se kryeministri Zoran Zaev vazhdon të pohojë se ekziston gjuha maqedonase. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje miqësie dhe ne do të ndërtojmë miqësi, por kjo përfshin mirëkuptim reciprok, respekt dhe shqetësim për interesat e fqinjëve, thuhet në deklaratën e MPJ-së së Maqedonisë të cituar nga BGNES.
Një grua në krye të ushtrisë së Sllovenisë
Sllovenia është shteti i parë anëtar i NATO-së që zgjodhi një grua në krye të ushtrisë së vet. Gjeneral-majore Alenka Ermeniç mori postin e shefes së shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura. Ajo do të jetë në krye të 7500 ushtarëve, të përfshirë në ushtrinë e Sllovenisë, popullsia e së cilës është rreth 2 milionë veta. Ermeniç ka mbaruar Fakultetin e shkencave shoqërore në Lubjanë dhe Kolegjin mbretëror për shkenca ushtarake në Londër.
Turqia u ofron ndihmë Libisë dhe Venezuelës
Agjencia shtetërore e Turqisë për bashkëpunim dhe koordinim (TIKA) u ka ofruar ndihmë në forma të ndryshme Libisë dhe Venezuelës. 16 tonë ushqime - makarona, oriz, peshk dhe djathëra, janë dërguar në Libi për familjet e detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve në rajon. Organizata për ndihmë ndërkombëtare e Turqisë ka realizuar gjithashtu projekte në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe artit në Venezuelë. Ajo u ka dhuruar spitaleve të Venezuelës pajisje, shtretër spitalorë, aparate terapeutike etj. Që nga viti 2008 deri më 2018 Turqia ka realizuar 172 projekte në Amerikën Jugore, kryesisht në fushën e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe infrastrukturës.
Arrestime gjatë protestave në Athinë në kujtim të djalit të vrarë nga policia
Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba shokuese në qendrën e Athinës kundër anarkistëve, të cilët kanë hedhur kundër policëve shishe me lëndë djegëse dhe gurë. Kjo u bë gjatë kohës së marshim-protestës të studentëve dhe nxënësve me rastin e përvjetorit të dhjetë nga vrasja e 15-vjeçarit Aleksis Grigoropoulos. Policia ndaloi disa nga pjesëmarrësve në protestë. Marshime të tilla zhvillohen çdo vit më 6 dhjetor që nga viti 2008 e këtej. Sivjet aktivitete të tilla ka pasur dhe në qytete të tjera – Selanik, Patra, Kalamata, Janina, Volos, Iraklion etj.
Protestat e studentëve shqiptarë
Mijëra studentë në universitetet shtetërore në Shqipëri protestojnë me kërkesë për uljen e tarifës së studimeve. Studentët bllokuan rrugët kryesore në Tiranë dhe protestuan para Ministrisë së Arsimit. Pas protestave dhe vendosmërisë së studentëve në 8 pikat e hartuara nga ata, shefi i qeverisë, Edi Rama ka reaguar në “Facebook” me ftesë për dialog të hënën. Sipas qeverisë tarifat s’i përcakton ministria po universitetet.
Sean Penn fillon xhirimet e dokumentarit për jetën e Xhamal Kashogxhi
Aktori dhe regjisori amerikan Sean Penn mbërriti në Stamboll me një ekip xhirues për të përgatitur xhirimin e dokumentarit për gazetarin saudit Xhemal Kashogxhi . Sean ka planifikuar takim me të fejuarën e gazetarit të vrarë Hatixhe Xhengiz. Kashogxhi është i njohur me artikujt e tij, në të cilët ka kritikuar politikën e Riadit. Ai hyri në Konsullatën e Arabislë Saudite në Stamboll më 2 tetor, por nuk u largua prej saj. Më 20 tetor autoritetet saudite bënë të ditur se ai është varrë në godinën e misionit diplomatik pas një konflikti.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..