Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara nuk dëshirojnë të tregojnë histori tronditëse, por vetëm të jetojnë normalisht

БНР Новини
Elisaveta Belobradova dhe Krasimira Haxhiivanova

Atje, ku përfundon shteti social, në skenën publike dalin afaristët socialë. Me një kauzë të vetëm – bërja e së mirës në favor të njerëzve më të dobët, më të pambrojtur dhe më të prekshëm.

Sipërmarrësit socialë nga nëntë shtete evropiane , bashkë me përfaqësues të biznesit, institucioneve dhe organizatave të qytetarëve diskutojnë një takim dyditësh në Sofje mundësitë sociale për përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe të rinjve. Në forumin me moto “Partneritet për ndryshim” kryebashkiakja e Sofjes Jordanka Fandëkova tha se programi më i mirë Bashkisë së Kryeqytetit do të fillojë mot dhe është me vlerë 100 mijë leva.

СнимкаPolitika jonë në përkrahje të njerëzve me aftësi të kufizuara kërkon mundësi për realizimin e tyre në shoqëri – në vend të parë arsim për fëmijët dhe për të rriturit, në mënyrë që të mund të përfshihen me sukses në jetën sociale dhe ekonomike – shpjegoi ajo. Gjatë viteve të fundit krijuam disa instrumente për përkrahjen e këtyre njerëzve – bëhet fjalë kryesisht për ndërmarrjet tona sociale. Për shembull shoqëria tregtare bashkiake “Llozana” ofron punë për 28 veta, të cilët punojnë në një shtypshkronjë, një lavanderi publike dhe një repart ambalazhimi. Ky është vetëm një shembull për mundësitë para sipërmarrësve të tjerë.”

Para dy vitesh Elisaveta Belobradova dhe Krasimira Haxhiivanova pranojnë sfidën të kërkojnë mundësi të ndryshme për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara që ato vetë të nxjerrin bukën e gojës. Kështu krijojnë fondacionin “Ole Male”, i cili deri tani ka ndihmuar 100 gra që të realizojnë në treg prodhimet e tyre të punuara me dorë. Qëllimi më afatgjatë është ndryshimi i legjislacionit në mënyrë që këto gra të mund të bëhen tatimpagues, në vend të përdoruesve të ndihmës sociale. Mes të tjerash për këto amendamente legjislative nënat protestojnë në vazhdim të disa muajve.

Снимка

“Nuk di se si të tregoj historinë personale të një nëne të fëmijës me probleme shëndetësore – nuk mund të përfytyroni sa e rëndë është të punosh gjatë natës, midis sulmeve të fëmijës, sepse s’ka kuptim të shkosh në shtrat. Dhe sa e vështirë është që të mbetesh pozitive dhe në gjendje të aftë për punë atëherë kur infrastruktura nuk ta lejon të dalësh me fëmijën për shëtitje – thotë Elisaveta Belobradova.  – Në fakt nënat nuk duan të tregojnë historitë e tyre tronditëse, të cilat mund të na përlotin. Ato thjeshtë dëshirojnë të kenë një jetë normale, një jetë të mërzitshme, pa mijëra pengesa. Dhe ky është qëllimi i fondacionit “Ole Male” – të mos kemi arsye të tregojmë histori të tilla dramatike, dhe në vend të kësaj të lëvdohemi për këtë se të gjitha nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuara jetojnë mirë.”

Në konferencë komisionerja evropiane për ekonominë dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel e vuri theksin tek problemet e resorit të saj dhe deklaroi se sfida më e madhe para Evropës është lidhur me aftësitë digjitale të qytetarëve të saj. Sipas fjalëve të eurokomisioneres pas vitit 2020 90% e vendeve pune do të jenë për njerëz me kualifikim të tillë, por tani vetëm 37% e njerëzve e kanë atë. Ajo rekomandoi përdorimin e tri qendrave digjitale inovative në Bullgari.

Снимка“Qendrat digjitale informative janë vende, ku sipërmarrësit socialë mund të gjejnë informacione dhe përgjigje të pyetjeve për financimin që mund të marrin dhe në cilin sektor është më e dobishme që të drejtojnë përpjekjet e tyre. – shpjegoi Maria Gabriel. – Sepse është me rëndësi që produkti i tyre të shitet mirë dhe modeli i biznesit të jetë suksesshëm, jo të pasojë. Përveç kësaj qendrat do të ofrojnë trajnim për sipërmarrësit socialë me qëllim që projektet e tyre të jenë sa më fitimprurëse.”

Maria Gabriel i kushtoi vëmendje të posaçme sigurisë kibernetike, duke nënvizuar se 80% e firmave evropiane , përfshin këtu ndërmarrjet sociale, nuk dinë në se kanë qenë objekt i sulmeve kibernetike. “Dukuria nuk prek vetëm të dhënat personale, por edhe infrastrukturën kritike si shëndetësia, energjetika, transporti, arsimi” – shtoi ajo.

Снимка

Dhe meqenëse para Krishtlindjeve gjithnjë e më shpesh flasim për vepra të mira, gratë në “Ole Male” kanë një ëndërr të vogël, “një ambicie të Krishtlindjeve”, siç thotë Elisaveta Belobradova – të zbukurojnë me lodrat e punuara prej tyre të gjitha pemët festive para godinave bashkiake në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Diana Cankova, BGNES dhe olemale.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD