Festivali Alarma Punck Jazz i organizuar nga Programi “Hristo Botev” i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) sivjet shënon përvjetorin e tij të 10-të. Zanafillën e vet festivali e ka në një rubrikë muzikore dhe në një drejtues të radios me karrierë të shkurtër të muzikantit – Cvetan Cvetanov:
Drejtoj rubrika në radio tashmë 25 vjet, 17 vjet prej të cilave – në Radion Kombëtare Bullgare – tregon Cvetan Cvetanov. Në vitin 200 humba pjesërisht dëgjimin dhe vazhdimi i veprimtarisë sime si muzikant u bë i pamundshëm. Isha i ri dhe isha para dilemës – se si të vazhdoja rrugën time . Atëherë fillova të udhëtojë nëpër botë me qëllimin e vetëm – të dëgjoj muzikë. Për 5-6 vjet vizitova shumë festivale – të afërta dhe të largëta, në Ballkan arrita të krijoj një “rrjet” të vet dhe i mora mësimet nga më të mirët. Rreth nesh ka festivale, në të cilat jo vetëm se mund të takosh muzikantë të ndryshiëm, atje në të vërtetë mund “ta dëgjosh botën”. Për shembull në festivalin e muzikës xhaz në Shkup bëra një intervistë me Ron Carter, takova Ornette Coleman dhe shumë muzikantë të shquar, disa prej të cilëve tashmë kanë ndërruar jetën. Në moshën 28 vjeç (atëherë) kisha dëgjuar aq shumë muzikë, kisha grumbull aq shumë informacion dhe dija se si bëhen, si organizohen festivalet në botë. E gjithë kjo u bë para se të filloja me Alarma Punk Jazz. E organizova në mënyrë spontane, duke përpjekur të plotësoja disa disa hendeqe në mënyrën e organizimit të festivaleve tek ne. Nuk pushoj të pyes veten. Për shembull – se si unë, që akoma nuk kam mbushur 40 vjeç, jam i pari që i ka ftuar shumë muzikantë të shquar në perëndim të karrierës së tyre, të cilët tashmë i pranojmë për klasikë muzikorë .
Në të vërtetë Alarma Punk Jazz prezahnton emra të panjohur për skenën bullgare, apo të tillë, që akoma nuk kanë ekzekutuar tek ne. Stilet janë tepër të ndryshme, por ka diçka që i bashkon:
Kur flas për parapëlqimet e mia i jam shumë falënderues muzikantit, aktorit dhe filozofit amerikan John Lurie për shprehjen e tij, që u bë titulli i kompanisë së tij muzikore - Strange and Beautiful Music (muzika e çuditshme dhe e bukur) – është përgjigja e Cvetanit. Le të kujtojmë se “Alarma” është rubrika për kulturë e programit “Hristo Botev” të orientuar ndaj angazhimt social dhe publik. Në kontekstin e saj u themelua dhe festivali. Muzika, të cilën e prezantojmë “flet diçka”, tregon realitetin, në të cilin po jetojmë. Rubrika fillon në orën 21.30 dhe vazhdon deri më 23.00 – një kohë shumë e përshtatshme për transmetime të drejtpërdrejta. Dhe për sa i përket muzikës dhe stilet – gjithçka që ndodhet midis xhazit dhe punkut. Para themelimit të festivalit në vazhdim të disa viteve frekuentova koncertet në studion e dytë të Radios Kombëtare Bullgare, të organizuara nga Milen Panajotov (koleg në programin “Hristo Botev”). Kështu grumbullova përvojë për sa i përket organizimit. Deri në vitin 2012 festivali zhvillohej dy herë në vit në kuadrin e pesë ditëve dhe tërë festivali ishte transmetuar në eterin radios (pavarësisht se ku zhvilloheshin koncertet). Më vonë ndryshuam konceptin dhe tani organizojmë koncerte mujore – kështu është më komode për publikun.
Deri në fundin e vitit mbeten akoma dy koncerte nga afishja e Alarma Punk Jazz. Më 23 nëntor në Studion e parë të BNR-së do të ekzekutojnë Eyot nga Serbia. Grupi është në Bullgari për herë të gjashtë në kuadrin e shtatë viteve.
I quajnë “Nirvana” e xhazit evropian. Muzika e tyre është introspektive, është xhaz shumë melodik dhe me ritmikë ballkanike, e cila shfaqet në mënyrë të rafinuar. Për herë të parë erdhën në Bullgari në vitin 2011 – ne festivalin tonë. Menjëherë pas kësaj morën ftesa për shumë koncerte dhe njohja e madhe nuk vonoi. Por miqësia jonë mbeti. Të premten do të ekzekutojnë të paktën dy orë, sepse edhe ata kanë përvjetor – 10 vjet nga krijimi i bandës. Të njëjtën natë do të dëgjojmë Maja Alvanovic me MajaMisty Trio, e cila është për herë të parë në Bullgari. Në trio marrin pjesë muzikantë të tjerë të njohur - Lav Kovac dhe Ervin Malina. Më 29.11 është koncerti i fundit për vitin 2018. Për të kemi ftuar Toby Driver – muzikant nga Nju Jorku, i cili u bie shumë instrumenteve dhe i cili është akoma këngëtar, kompozitor, poet. Ai do të prezantojë albumin e tij të ri, në të cilin ka histori për fantazma, surrealizëm... Ai do të vijë me formacionin e tij. Bateristi Charlie Schmid nga grupi i tij do të prezantojë programin Del Judas, kurse zhanri është Gothic Americana…
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaGrupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
U lëshua “Libri i këngëve të BE-së” (The EU Songbook), i cili përmban 6 këngë nga secili prej 27 shteteve anëtare të BE-sëdhe himni i BE-së "Ode e Gëzimit", transmeton BTA. Libri i këngëve është një projekt jofitimprurës danez dhe nuk ka lidhje..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..