KE-ja miratoi financimin e ndërlidhjes mes gazsjellësve të Bullgarisë dhe të Greqisë
Komisioni Evropian vlerësoi pozitivisht qëllimet për ndërtimin e ndërlidhjes mes sistemeve të transportimit të gazit të Bullgarisë dhe të Greqisë. Ndëridhja prej 182 kilometrash midis qyteteve Komotini dhe Stara Zagora parashikon fillimisht transportimin e 3 mlrd metrave kubikë gazë natyror në vit deri në vitin 2021 me mundësi që furnizimet të rriten deri në 5 mlrd metra kubikë. Shpenzimet e përgjithshme për ndërtimin e saj janë 240 mln euro. Projekti do ta rritë kapacitetin e transitit të Bullgarisë drejt shteteve nga Evropa Juglindore, duke përdorur edhe ndërlidhje të tjera me Rumaninë dhe Serbinë. Ai do të ndihmojë gjithashtu për pasurimin e furnizimeve të gazit me burime suplementare nga Regjioni Kaspik, Lindja e Mesme, Mesdheu Lindor dhe terminalet për gazin e lëngësuar natyror.
Johannes Hahn: 2025-ta është një datë realiste për aderimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor
Në një intervistë për gazetën “Die Welt” Eurokimisionari për zgjerimin Johannes Hahn vuri në dukje se viti 2025 është një datë realiste për aderimin e anëtarëve të rinj nga Ballkani, por vetëm në qoftë se ata i zbatojnë kriteret e domosdoshme. Motoja është “cilësia para shpejtësisë”, tha komisionari evropian. Sipas z. Hahn mirëkuptimi midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të ketë efekt pozitiv mbi kundërshtimet mes Serbisë dhe Kosovës dhe të çojë në përshpejtimin e procesit të aderimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Më herët kancelari gjerman Sebastian Kurz deklaroi në një takim në Beograd me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç se BE-ja do të plotësohet vetëm kur atje aderohen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor.
Greqia po pret rritje të të ardhurave të turizmit
Të ardhurat e turizmit në Greqi mund të rriten këtë vit me dy mlrd euro për shkak të numrit të rritur të vizituesve, deklaroi Ministrja e Turizmit Elena Koundoura, duke parashikuar rritje në industri për të katërtin vit me radhë. Turizmi përbën afro një të katërtën e PBB-së së Greqisë, e cila po rimëkëmbet pas krizës së gjatë ekonomike. Qeveria greke po pret një rritje të fortë ekonomike, pasi gjatë verës përfundoi programi i fundit shpëtimtar me kreditorët ndërkombëtarë. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të ardhurat e turizmit kanë arritur shumën 14,6 mlrd euro. Pritet që vizitat të arrijnë 33 mln veta këtë vit, ndërsa gjatë vitit 2017 Greqia u vizitua nga 30,2 mln turistë.
Inflacioni në Turqi po rritet
Inflacioni vjetor në Turqi u rrit deri në 25 për qind gjatë muajit tetor, duke arritur vlerën e vet më të lartë gjatë 15 viteve të fundit. Çmimet mujore për konsumatorët u rritën me 2,67 për qind, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Inflacioni gjatë tetorit i detyrohet rritjes së çmimeve të veshjeve dhe këpucave me 12,74 për qind dhe të banesave me 4,15 për qind, tregojnë të dhënat. Sipas bazës vjetore më e lartë gjatë tetorit është rritja e çmimeve të mobilieve dhe pajisjeve të kuzhinës me 37,92 për qind. Muajin e kaluar Banka Qendrore e Turqisë nuk e ndryshoi interesin e referentit pasi ai u rrit seriozisht gjatë shtatorit dhe pasi pakësimi i tensionit me SHBA-në e ndihmoi lirën turke për ta kthyer pak vlerën e saj. Më 31 tetor Banka Qendrore parashikoi se inflacioni në fund të vitit do të arrijë 23.5 për qind.
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në pezullim për shkak të taksave shtesë për mallrat serbe
Raundi i ri i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve midis dy shteteve u pezullua pasi qeveria e Kosovës vendosi që t’u verë taksa shtesë produkteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë si një kundërpërgjigje ndaj “fushatës së egër të Beogradit për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”. Pas takimit në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini dhe me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se dialogu nuk mund të vazhdojë derisa Kosova nuk i anulon të gjitha taksat e aplikuara mbi importin e mallrave serbe në Kosovë, si dhe vendimet e tjera antiligjore. Vuçiç e akuzoi Prishtinën se flet për formimin e një ushtrie kosovare, gjë që është në kundërshtim të Marrëveshjes së Brukselit, dhe se përpiqet ta dëbojë Serbinë nga Kosova e Veriut. Nga ana e vet Presidenti i Kosovës e akuzoi Serbinë se ajo është agresive dhe arrogante. Ai shtoi se dialogu nuk mund të zhvillohet me ultimatume. Ndërkaq, BE-ja përhapi një njoftim të shkurtër me thirrje për bashkëpunim midis dy vendeve.
Tsipras u mor vesh me kishën greke për shkëputjen e saj nga shteti
Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras deklaroi se ndryshimi i Kushtetutës, i cili parashikon shkëputjen e kishës nga shteti, nuk është në kundërshtim të traditave shekullore të popullit grek. Koalicioni parlamentar në pushtet, me në krye të majtën radikale SIRIZA, parashtroi më 2 tetor një projektligj për ndryshim të Kushtetutës. Kështu u vendos “neutralitet fetar” i shtetit. Mirëpo, ndërkohë kisha ortodokse do të njihet si “feja mbizotëruese për shkaqe historike dhe praktike”. 98 për qind e shtetasve të Greqisë kanë deklaruar se janë të krishterë ortodoksë dhe ndryshime të tilla konsiderohen si revolucionare.
Përpiloi: Manuel Savov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..