Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Medalisti olimpik Ivan Manev për harmoninë me natyrën

БНР Новини

Ivan Manev është nga ai brez i sportistëve bullgarë, të cilët në vitin 1980 në Moskë kontribuuan për prezantimin më të mirë të Bullgarisë në Lojërat Olimpike.

Ivan Manev (i pari nga e djathta në të majtë), bashkë me ekipin me të cilin ka fituar medaljen e artë të kanotazhit me kajak (1000 metra) në Lojërat Olimpike në Moskë në vitin 1980.Në garën finale të kajakut 1000 metra ai mori medaljen e bronztë. Kështu shteti ynë në këtë olimpiadë zuri vendin e tretë për nga numri i medaljeve, duke fituar 41, 8 prej të cilave – të arta, 16 – të argjendta dhe 17 – të bronzta.

At tregon se “atëherë për herë të parë kajaku bullgar fitoi medalje – diçka që më parë ishte pothuaj e pamundshme”. Shpjegon se konkurrenca ka qenë e ashpër dhe vijën e finishit e kanë kaluar pothuaj njëkohësisht 9 barka. Me ekipin e tij bile nuk kanë ëndërruar për një rezultat të tillë, sepse favoritët e atëhershëm kanë qenë rusët.

Në fillim nuk mund të ndienim asgjë, sepse stërvitjet ishin shumë të lodhshme. Për ta arritur këtë rezultat kishim bërë përpjekje të jashtëzakonshme. Në kanotazhin tek meshkujt është shumë e vështirë. Në çastin e parë nuk dinim se ku ndodheshim, më vonë filluam të kuptojmë rezultatet dhe rëndësinë e asaj që e kishim bërë.

Para kanotazhit Ivan Manevi ka provuar dhe sporte të tjera, por kudo i kanë shpjeguar se nuk ka potencial për sportist profesional.

Rastësisht një mik i imi më propozoi kajakun – diçka që deri atëherë ishte e panjohur për mua. Isha nxënës në klasën e dhjetë kur fillova. Sukseset e para erdhën në vitin 1968 tek të rinjtë, pastaj në vitin 1969 fitova medaljen e parë të argjendtë, në vitin 1971 – të artën në kampionatin evropian për të rinj. E kështu fillova.

Deri më sot, pavarësisht moshës së tij, ai rregullisht viziton bazën e kanotazhit në rajonin e fshatit Pançarevo, afër Sofjes. Sportisti 68-vjeçar mban formën dhe gjendjen e mirë të trupit me ecje malore, vrapim, notim dhe kudo që të shkojë e bën këtë me biçikletë. Kështu Ivan Kampioni (siç ka qenë i njohur në të kaluarën), tani është Ivani i Hekurt:

Nuk i kam ndaluar stërvitjet tashmë 50 vjet. Kur trupi mësohet me një tempo më të lartë – të ushtrojë sport apo të mbajë dietë, pas 40-50 ditësh organizmi përshtatet me të dhe pastaj nuk ka kthim prapa. Këtë duhet ta dinë njerëzit, d.m.th. po të fillojnë diçka duhet ta vazhdojnë. Sepse gjatë periudhës së ushtrimit të sportit apo mbajtjes së dietës organizmi mësohet. Për këtë arsye nuk i ndërpres stërvitjet. Në liqenin artificial në Pançarevo vetë uji më çliron nga të gjitha mendimet dhe ndikimet negative. Përdredhja e trupit, e cila është karakteristike për kajakun është lëvizja më e mirë për organet e brendshme dhe ajo ndihmon dobësimin. Dihet se nga gjendja e organeve të brendshme varet gjendja shëndetësore e njeriut.

Ivan Manev ka mbaruar Universitetin e Sofjes në specialitetin e matematikës. Kur ka qenë fëmijë përveç përrallave ka pëlqyer shumë “matematikën argëtuese, fizikën dhe astronominë. Këto lëndë ishin aq interesante për mua, dëshiroja të shikoja deri ku arrin Gjithësia, dhe çfarë bëhet më tej, përtej saj”. Kështu arrin deri tek përfundimi se vetëm nëpërmjet matematikës, duke verifikuar çdo një pohim, njeriu mund të mësojë të mendojë në mënyrë të thelluar. Sportisti është autor i librit “Çelësi i absolutisë”, në të cilin prezanton studimet e tij filozofike të mendimit. Në të nënvizon se gjithçka është për shkak të “harmonisë absolute të dashurisë së Zotit”. Është i bindur se që nga fëmijëria duhet të zhvillohet procesi i mendimit.

“Arsimi na zhvillon duke na bërë më aktivë nga pikëpamja fizike, mendore dhe shpirtërore, d.m.th. na afron me Zotin. Arsimi duhet të inkurajojë lëvizjen e fëmijëve, shkathtësitë dhe mendimin e tyre. Ata duhet të dinë kuptimin e secilës fjalë. Ne bëhemi të tillë, siç janë veset tona. Për këtë arsye fëmijët duhet të zhvillojnë veset e tyre të mira fizike – kështu ata do të mund të përballojnë stresin emocional dhe tensionin mendor. Për fat të keq vogëlushëve u mungon lëvizja -  fizike edh emocionale – nuk merren me arte apo me sport. Matematika mund t’i provokojë, por ata e kërkojnë zgjidhjen e problemës në kompjuterët. Dhe më e rëndësishmja për zhvillimin shpirtëror është që gjithçka të bëhet me dashuri.”

Снимка

Për sekretet e ruajtjes së rinisë trupore dhe shpirtit Ivan Manevi thotë se “me çdo një mendim, ndjenjë apo veprim ne ose jemi në harmoni me natyrën dhe kjo na jep energji, ose nuk mund ta arrijmë këtë harmoni me natyrën dhe vullnetin e Zotit dhe atëherë humbasim energji dhe plakemi.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov (djathtas) dhe Novak Gjokoviq

Grigor Dimitrov dhe Novak Gjokoviq takohen në një ndeshje bamirësie në Sofje

Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, dhe ish-numri 1 i botës për meshkuj, Novak Gjokoviq, do të përballen në një ndeshje bamirësie. Biletat për ndeshjen, e cila nis në orën 20:00 në sallën Arena Sofia në kryeqytet, janë shitur brenda pak..

botuar më 24-09-17 2.39.MD
Bullgaret kundër Zimbabvesë (nga e majta në të djathtë): Nurgyll Salimova, Viktoria Radeva, Bellosllava Krësteva dhe Gergana Pejçeva

Shahistet bullgare e nisën me fitore pjesëmarrjen në Olimpiadën e Budapestit

Në Olimpiadën e Shahut në Budapest (Hungari) shahistet kombëtare bullgare dhe kampione të Evropës për vitin 2023 fituan ndeshjet e tyre në raundin e parë kundër Zimbabvesë. Të katër përfaqësueset bullgare - Nurgyull Salimova, Viktoria Radeva,..

botuar më 24-09-12 9.48.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov me një mësim të hapur për fëmijë në Sofje para takimit me Novak Xhokoviç

Grigor Dimitrov do të mbajë një mësim të hapur tenisi për fëmijë nga shkolla të ndryshme në Sofje, disa orë para ndeshjes bamirëse me Novak Xhokoviçin në "Arena Sofja" më 17 shtator. Këtë e konfirmuan nga selia e tenistit më të mirë bullgar...

botuar më 24-09-10 6.23.MD